Bota 19 July 2026, 15:55 Nga VNA

Vritet dhe digjet gazetari sportiv në Itali, hetuesit dyshojnë për ekzekutim mafioz

Ndaje në Whatsapp
Vritet dhe digjet gazetari sportiv në Itali, hetuesit dyshojnë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Itali, ku gazetari sportiv Luigi “Luca” Esposito, 53 vjeç, është gjetur i pajetë dhe i djegur në një zonë bujqësore në Eboli, në provincën e Salernos. Prokuroria italiane ka hapur hetime për vrasje, ndërsa dyshohet se ai është ekzekutuar me armë zjarri përpara se autorët t’i vinin flakën trupit.

Trupi i karbonizuar u zbulua në orët e para të mëngjesit pranë rrugës shtetërore SS7 Bis, pas një telefonate në numrin e emergjencës rreth orës 03:00. Në vendngjarje, karabinierët gjetën edhe gëzhoja plumbash, çka forcoi dyshimet se bëhej fjalë për një ekzekutim.

Për shkak të djegieve të rënda, fillimisht nuk ishte e mundur të përcaktohej as gjinia e viktimës. Identifikimi u bë vetëm pasi hetuesit gjetën pranë vendit të ngjarjes automjetin e regjistruar në emër të Espositos dhe më pas konfirmuan se ai rezultonte i zhdukur.

Luigi Esposito, i njohur nga të gjithë si Luca, jetonte në Eboli dhe ishte një emër i njohur i gazetarisë sportive. Ai bashkëpunonte me të përditshmen La Città di Salerno, televizionin Otto Channel dhe drejtonte portalin sportiv Tuttosalernitana.com. Gjithashtu kishte bashkëpunuar edhe me media të tjera sportive italiane.

Drejtori i Otto Channel, Pierluigi Melillo, e cilësoi vrasjen si një ngjarje që ka tronditur opinionin publik.

“Jemi të shokuar dhe të pikëlluar, por mbi të gjitha të pabesueshëm përballë këtij ekzekutimi të tmerrshëm. Luca ishte një bashkëpunëtor i çmuar, gjithmonë i guximshëm në mbrojtjen e opinioneve të tij.”

Sipas kolegëve, Esposito ishte një komentator sportiv i njohur, shpesh polemizues, por gjithmonë i respektuar për profesionalizmin dhe pavarësinë e mendimit.

Karabinierët dhe Prokuroria e Salernos po vijojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe autorët e krimit, ndërsa pista kryesore mbetet ajo e vrasjes së qëllimshme, e ndjekur nga tentativa për të zhdukur gjurmët duke i vënë flakën trupit të viktimës.

Video

Martesa kur kalon vitin e dhjetë.

Makinat e deputetëve janë përballur me një breshëri vezësh nga qytetarët e mbledhur përpara Kuvendit përpara nisjes së seancës parlamentare. Policia ngriti një kordon sigurie për të mundësuar hyrjen e ligjvënësve, por disa nga mjetet që hynën në oborr u goditën drejtpërdrejt nga protestuesit. Të mbledhur prej më shumë se një ore, qytetarët kishin shkruar në vezë emrat e deputetëve dhe të kryeministrit Edi Rama. Përgjatë protestës u dëgjuan thirrje kundër parlamentit si “Parlamenti i krimit” dhe “Nuk na përfaqësoni”.

Një incident është shënuar përpara godinës së Kuvendit përpara nisjes së seancës parlamentare, ku forcat e policisë kanë larguar nga trotuari ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj. Në pamjet e regjistruara, Goxhaj dëgjohet t'u kërkojë sqarime efektivëve se përse duhet të lëvizin nga hapësira publike kur nuk po kryejnë asnjë provokim. Pavarësisht insistimit të tyre për të qëndruar në trotuar, efektivët e policisë i kanë tërhequr nga krahu për t'i larguar nga zona.

Qytetarë janë mbledhur këtë të hënë përpara Kuvendit, pak para nisjes së seancës plenare të parashikuar në orën 12:00. Protestuesit kanë marrë vezë , të cilat synojnë t’i hedhin në drejtim të deputetëve gjatë hyrjes së tyre në institucion. Në vezë janë shkruar emrat e disa zyrtarëve të lartë, mes tyre kryeministri Edi Rama. Situata po monitorohet nga forcat e policisë, ndërsa pritet të shihet nëse protesta do të shoqërohet me incidente gjatë zhvillimit të seancës plenare.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme