Bota 20 July 2026, 08:37 Nga JJ

42-vjeçari vdes gjatë arrestimit në Bolonjë, videoja trondit Italinë: “Ndihmë, mjaft!” ishin fjalët e tij të fundit

Ndaje në Whatsapp
42-vjeçari vdes gjatë arrestimit në Bolonjë, videoja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi një 42-vjeçar me origjinë marokene humbi jetën gjatë një ndërhyrjeje të policisë në lagjen Pilastro të Bolonjës. Viktima, Abderrahim Fakir, u filmua teksa bërtiste vazhdimisht “Ndihmë, ndihmë, mjaft!”, ndërsa mbahej i shtrirë në tokë nga dy efektivë policie dhe një civil që i bllokonte këmbët.

Sipas dëshmitarëve dhe pamjeve që po qarkullojnë në media, Fakir bërtiti për rreth pesë ose gjashtë minuta, derisa zëri iu shua dhe nuk dha më shenja jete. Ai u prangos dhe iu lidhën edhe këmbët, ndërsa ekipet e Kryqit të Kuq dhe mjekët prisnin që situata të vihej nën kontroll për ta sedatuar. Kur trupi u kthye në krah, 42-vjeçari ishte pa ndjenja dhe fytyra e tij ishte e mbuluar me gjak.

Ngjarja ndodhi pasi banorët njoftuan policinë se burri po sillej në mënyrë agresive, duke dëmtuar edhe një automjet. Sipas autoriteteve, ai ishte jashtë kontrollit dhe mund të kishte qenë nën ndikimin e alkoolit ose lëndëve narkotike. Për ta neutralizuar, policia përdori fillimisht spraj irritues dhe më pas e immobilizoi në tokë me ndihmën edhe të disa qytetarëve.

Prokuroria e Bolonjës ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e vdekjes. Janë sekuestruar pamjet e kamerave trupore të policëve dhe pritet kryerja e autopsisë. Nga këqyrja paraprake mjeko-ligjore dyshohet se 42-vjeçari mund të ketë pësuar arrest kardiak, por ekspertiza do të përcaktojë nëse në vdekje kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë, si presioni i ushtruar gjatë immobilizimit, përdorimi i sprajit, temperaturat e larta apo substanca të mundshme të konsumuara.

Familjarët e viktimës akuzojnë policinë për përdorim të tepruar të forcës. “E trajtuan si kafshë. Ai kërkonte vetëm ndihmë dhe e vranë”, deklaroi motra e tij, ndërsa vëllai kërkoi që e vërteta të dalë në dritë. Më vonë, disa të afërm bënë thirrje për qetësi, duke theksuar se kërkojnë vetëm drejtësi dhe besojnë te hetimi i drejtësisë italiane.

Video

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ish-kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, u paraqit në Gjykatën e Posaçme, pasi pritet të zhvillohet seanca paraprake në ngarkim të tij dhe tre të pandehurve të tjerë. Kokoneshi është i pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në të njëjtën dosje po gjykohen edhe Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo. SPAK i akuzon se kanë shkelur ligjin lidhur me procedurat e dhënies me qira të disa tokave bujqësore për ngritjen e impianteve diellore me afat shfrytëzimi 10-vjeçar.

Kjo është tavolina ku ishin ulur Armand Tomorrica dhe Renaldo Mançja në momentin kur ndodhën të shtënat në lokalin në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Në tavolinë ndodhej edhe kamarieri i lokalit, Bjorgi Hoxha, i cili mbeti gjithashtu i plagosur nga plumbat. Në momentin e sulmit, brenda lokalit ndodhej edhe një efektiv Policie jashtë shërbimit, i cili sapo dëgjoi të shtënat doli menjëherë dhe u vu në ndjekje të autorit. Gjatë arratisjes, autori hodhi armën e zjarrit, por arriti të largohej në thellësi të lagjes. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon kontrollet intensive për kapjen e tij.

Një avion i vogël është përplasur me çatinë e një banese në zonën e Hjustonit, në shtetin amerikan të Teksasit, teksa po përpiqej të ulej pranë një piste private. Si pasojë e aksidentit, piloti është transportuar në një spital lokal, ku po merr trajtim mjekësor për lëndime të rënda. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur nëse në momentin e përplasjes ndodheshin persona brenda banesës apo nëse ka të lënduar të tjerë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme