Sociale 16 July 2026, 17:08 Nga VNA

“Spiropali më siguroi vend në avionin diplomatik gjatë COVID-it”, rrëfimi i Laura Ferhatit revolton qytetarët në rrjetet sociale

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-16 at 5.06.36 PM.jpeg

Një deklaratë e sipërmarrëses dhe ish-kandidates socialiste për deputete, Laura Ferhati, ka nxitur reagime të shumta dhe debat në rrjetet sociale. E ftuar në podcast-in "Mam" me Orinda Hutën, Ferhati ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetës së saj: lindjen e parakohshme të djalit në Gjermani, në një kohë kur bota ndodhej në izolim total prej pandemisë COVID-19.

Gjatë rrëfimit, Ferhati tregoi se në periudhën kur fluturimet ishin të pezulluara dhe kufijtë e mbyllur, ajo arriti të udhëtonte drejt Gjermanisë falë ndërhyrjes së miqve të saj në politikë. Sipas saj, Elisa Spiropali, e cila në atë kohë mbante postin e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, i mundësoi një vend në avionin diplomatik me të cilin po udhëtonte ambasadori gjerman. Ish-kandidatja shtoi se kjo eksperiencë e bëri të kuptonte se sa e rëndësishme është të kesh miq në momente të vështira.

“Dhe e lash atë gurin rezerv për në xhepin tim. Elisa Spiropali, në atë kohë ishte ministre e Çështjeve me Parlamentin, mike me vite, por nga ato miket që kurr nuk i biem telefonit për gjëra të zakonshme. Dhe i tregoj kjo është situata ime, mua më duhet të iki në Gjermani. Më lër pak kohë, më tha. Nuk më tha është e mbyllur bota, si të tjerët, por tha më lër pak kohë sa ta flas me ministrin e Jashtëm apo të flasi me çdo njeri që të shoh se çfarë mund të bëj. I lash kohë mbi një javë, gati 10 ditë.Vetëm kur më vjen një mesazh në darkë. Laura bëhu gati, është vënë mundësia për shkak sepse ambasadori i Ambasadës Gjermane kishte ngelur në Shqipëri në atë kohë dhe është krijuar mundësia që nesër të fluturojë një avion për në Gjermani për të shkuar ambasadori dhe stafi i tij dhe në këtë avion do të jesh dhe ti. Unë nuk e di Orinda, e lexoja, e rilexoja dhe vetëm i çoja zemra sepse nuk dija se çfarë t’i thoja. Vetëm, tha, do të marr zëvendësministrin në telefon dhe do t’i dërgoni pashaportat. Aty e kuptova rëndësinë e një miku”, shprehet ndër të tjera Ferhati.

Megjithatë, kjo dëshmi ka hasur në një valë kritikash nga ndjekësit në rrjetet sociale. Shumë qytetarë, veçanërisht gra dhe nëna, kanë reaguar duke sjellë në vëmendje vështirësitë e asaj periudhe, ku mijëra njerëz përballeshin me pamundësinë për të udhëtuar, mungesën e të ardhurave dhe kufizimet e rrepta, pa pasur asnjë mundësi kontakti me zyrtarë të lartë.

Komentuesit kanë ngritur pikëpyetje mbi barazinë e qytetarëve përpara ligjit dhe strukturave shtetërore, duke vënë në dyshim nëse një mundësi e tillë do t'i ofrohej çdo individi në kushte të ngjashme emergjence. Për pjesën më të madhe të opinionit publik, debati nuk fokusohet te rasti human i Ferhatit, por te perceptimi i përgjithshëm se në Shqipëri, njohjet me njerëzit në pushtet krijojnë privilegje të paarritshme për qytetarët e thjeshtë, madje edhe në kohë krizash globale.

WhatsApp Image 2026-07-16 at 5.12.35 PM.jpegWhatsApp Image 2026-07-16 at 5.12.35 PM (1).jpegWhatsApp Image 2026-07-16 at 5.12.35 PM (2).jpeg

 

WhatsApp Image 2026-07-16 at 5.12.36 PM.jpegWhatsApp Image 2026-07-16 at 5.12.36 PM (1).jpegWhatsApp Image 2026-07-16 at 5.12.36 PM (2).jpeg

 

 

 

 

 

 

 

Video

Dita e 47 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Shkodër/ Pamje nga momenti i konfliktit me thikë në Poliklinikën “Vasil Shanto” Këto janë pamjet e momentit kur ndodhi konflikti në ambientet e Poliklinikës së lagjes “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur me thikë 32-vjeçari Vildan Kepëca. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, pas një konflikti për motive të dobëta, ku dyshohet se Arvin Fregjaj e ka plagosur me thikë 32-vjeçarin.

Dita e 47 e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme