Sociale 14 July 2026, 16:28 Nga VNA

Akademia e Sigurisë gatuan vet pas helmimit të 116 studentëve, por përse heshtin AKU dhe Prokuroria dhe ku shkuan milionat për "Sori Al"?

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-14 at 4.27.21 PM.jpeg

Pas dy skandaleve të njëpasnjëshme që çuan në spital plot 116 kursantë, Akademia e Sigurisë ka marrë një vendim duke shkëputur kontratën me kompaninë e kateringut “Sori Al” dhe ka rikthyer gatimin në mensën e vet. Prej datës 27 qershor, ushqimi nuk vjen më i paketuar nga ambientet e kësaj kompanie, në pronësi të Alma Tafanit, bashkëshortes së biznesmenit Nikolin Jaka, por përgatitet brenda institucionit, ku raportohet se është shtuar stafi i kuzhinierëve dhe është pasuruar menuja.

Ndonëse ky hap i jep fund urgjencës mjekësore, mënyra se si po menaxhohet situata pas helmimit masiv ngre pikëpyetje të forta që kërkojnë përgjigje urgjente.

Pikëpyetja e parë dhe më e madhe lidhet me nxitimin e vetë Akademisë për të ndërprerë marrëdhënien me kompaninë, ndërkohë që institucionet ligjore dhe ligjzbatuese ende po e marrin me shumë nge. Si ka mundësi që Akademia e Sigurisë e ka gjetur tashmë "fajtorin" duke i treguar derën kompanisë “Sori Al”, ndërsa Prokuroria e Tiranës dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk kanë nxjerrë ende asnjë raport përfundimtar?

Nëse vetë institucioni ka prova apo informacione të mjaftueshme që faji për helmimin masiv ishte i kateringut, përse Prokuroria dhe AKU nuk janë shprehur ende zyrtarisht? Në një situatë normale, nëse një kompani rezulton përgjegjëse për një skandal të këtyre përmasave, logjika ta do që ajo duhet të pezullohej menjëherë dhe pronarët të viheshin përpara përgjegjësisë penale, e jo thjesht të mbyllej historia me një ndërprerje të heshtur kontrate.

Një tjetër mjegullnajë e madhe qëndron mbi anën financiare dhe fatin e parave publike. Kompania “Sori Al” kishte fituar në shkurt të vitit 2025 një tender të majmë me vlerë rreth 2.7 miliardë lekë për “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi” për Policinë e Shtetit dhe Akademinë, me një kontratë që përfundon në vitin 2027. Tani që shërbimi u ndërpre para kohe, çfarë do të bëhet me miliardat e fituara? A do të ketë penalitete dhe kthim parash për shërbimin e dështuar që rrezikoi jetën e kursantëve, apo gjithçka do të kalohet në heshtje sikur të mos kishte ndodhur asgjë?

Përtej mureve të Akademisë, kjo heshtje e përkohshme e institucioneve të kontrollit mbart një rrezik real edhe në institucionet e tjera. Siç ka raportuar më herët VNA, aktiviteti i kompanisë “Sori Al” nuk kufizohej vetëm te studentët e policisë. E njëjta kompani mban kontrata aktive me afat deri në vitet 2027 dhe 2028 për të ofruar ushqim në institucione sensitive, si Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë dhe Spitalin Rajonal të Beratit.

Vonesat e pashpjegueshme për të zbardhur të vërtetën nga ana e Prokurorisë së Tiranës, nën drejtimin e Arens Çelës, dhe AKU-së, e drejtuar nga Blerina Gjylameti, ngrenë hije të forta dyshimi se mos ndoshta po tentohet të zbutet skandali.

Faktet tregojnë se lëvizja e fundit e Akademisë së Sigurisë për të gatuar vetë pothuajse e ka vulosur se kush është fajtori. Pyetja që mbetet pa përgjigje është, sa helmime të tjera duhet të ndodhin nëpër spitalet e vendit që institucionet tona të zgjohen dhe të vlerësojnë nëse këto kontrata duhen pezulluar urgjentisht?

Video

148 nënshkrime kundër tij, Abdixhiku pezullon negociatat me VV-në për formimin e institucioneve Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëzimit të 148 nënshkrimeve të delegatëve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe kërkesës për shkarkimin e tij. Ai ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të nisë menjëherë procedurat për organizimin e Kuvendit, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndërpresë angazhimet në negociatat për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke argumentuar se mandati i tij për të përfaqësuar partinë është vënë në pikëpyetje. Lajmi në komentin e parë

Dita e 46 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

13.7 milionë euro vetëm për bar, pemë dhe shkurre! Tenderin e autostradës Tiranë-Durrës e fiton “Fusha” Lexoje lajmin në linkun në koment⬇️

Nxehet situata në PD por kësaj here jo nga vapa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme