Rajoni 15 July 2026, 21:25 Nga VNA

Kërkesat, për shkarkim, Abdixhiku ndërpret negociatat me VV-në dhe thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së

Ndaje në Whatsapp
Kërkesat, për shkarkim, Abdixhiku ndërpret negociatat me

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëzimit të 148 nënshkrimeve të delegatëve të partisë, të cilët kanë kërkuar thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së dhe shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit.

Përmes një reagimi publik, Abdixhiku bëri të ditur se, në përputhje me statutin e LDK-së dhe vullnetin e një të tretës së delegatëve, ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të partisë që të nisë menjëherë procedurat për organizimin e Kuvendit të jashtëzakonshëm.

Ai theksoi se nuk do t’i shmanget asnjë procesi demokratik brenda partisë dhe se vendimi për të ardhmen e tij politike duhet të merret përmes mekanizmave të LDK-së.

“LDK ka qenë dhe duhet të mbetet shtëpi e demokracisë. Nuk do t’i shmangem asnjë procesi demokratik, nuk do t’i iki asnjë vote dhe nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit të shumicës”, deklaroi Abdixhiku.

Kreu i LDK-së njoftoi gjithashtu se do të ndërpresë angazhimet në negociatat për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, pasi sipas tij nuk është serioze të vazhdojë bisedimet në emër të partisë, ndërkohë që mandati i tij për ta përfaqësuar LDK-në është vënë në diskutim.

“Kjo nismë vjen në një moment shumë kritik për ne si parti dhe për vendin. Vjen gjatë bisedimeve për formimin e institucioneve, kur nuk do të duhej të kishim as kohë e as energji për interesa të tjera, përveç krijimit të institucioneve të shtetit”, u shpreh Abdixhiku.

Vendimi i tij për të pezulluar përfshirjen në negociata vjen në një periudhë kur partitë politike në Kosovë po zhvillojnë diskutime për krijimin e institucioneve të reja.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme