Rajoni 6 July 2026, 19:42 Nga VNA

Vritet shqiptari në Suedi, familjarët: Ishte kalimtar i rastit në momentin e sulmit me armë

Ndaje në Whatsapp

fdfvfvfvd.webp

Një shtetas shqiptar nga Kosova ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në Suedi.

 

Viktima është identifikuar si Gent (Milot) Maksutaj, me origjinë nga fshati Banjë i Istogut. Lajmi është konfirmuar nga familjarët, ndërsa Tahir Maksutaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se ai ishte një kalimtar i rastit, duke e cilësuar ngjarjen si pasojë e veprimtarisë së bandave kriminale.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së dielës në zonën e Uppsalës. Policia suedeze ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po marrin në pyetje dëshmitarë okularë për identifikimin e autorëve të sulmit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme