Rajoni 14 June 2026, 10:50 Nga VNA

Kush mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës? Ministra dhe emra të njohur humbasin mandatet

Ndaje në Whatsapp
Kush mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës? Ministra dhe emra të

Ministra, ish-kryetarë komunash dhe emra të njohur nga politika, akademia dhe sporti nuk do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e re.

Ndryshimet më të mëdha pritet të regjistrohen në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Nga radhët e kësaj force politike do të mungojnë disa figura të njohura, përfshirë Haxhi Avdylin, i cili iu bashkua presidentes Vjosa Osmani, si dhe ish-ministrat Rozeta Hajdari dhe Vigan Qorrolli. Jashtë Kuvendit mbeten gjithashtu zëvendësministri Enver Dugolli, ish-kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, si dhe emri i njohur i sportit kosovar, Bylbyl Sokoli.

Edhe në radhët e PDK-së do të ketë mungesa të rëndësishme. Në legjislaturën e re nuk pritet të jenë pjesë e Kuvendit figura të njohura si Xhavit Haliti dhe Nait Hasani, së bashku me Arbnore Salihun, Ferat Shalën dhe Kujtim Gashin.

Nga ana tjetër, LDK-ja ka arritur të rikthejë pothuajse të gjithë deputetët e mandatit të kaluar, me përjashtim të Adelina Thaqit, e cila nuk arriti të sigurojë një mandat. Në listën e kësaj partie garoi edhe Haxhi Avdyli, i zgjedhur më herët deputet nga lista e LVV-së, por ai nuk arriti të fitojë një ulëse në Kuvend.

Sa i përket AAK-së, aktualisht vetëm Bekë Berisha mbetet jashtë Kuvendit. Megjithatë, situata mund të ndryshojë, pasi Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj kanë paralajmëruar se mund të heqin dorë nga mandatet e tyre parlamentare, duke i hapur rrugë rikthimit të Berishës në Kuvend.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme