Rajoni 1 June 2026, 13:10 Nga VNA

Kurti: Marrëdhëniet me Ramën janë të mira, por kemi dallime për qasjen ndaj Beogradit

Ndaje në Whatsapp

fvdvfdvfd.png

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, mbeten pozitive, megjithëse mes tyre ekzistojnë mospërputhje në disa çështje, veçanërisht sa i takon qasjes ndaj Serbisë. Në një intervistë për mediat në Kosovë, Kurti theksoi se dallimet në qëndrime nuk ndikojnë domosdoshmërisht në marrëdhëniet mes dy liderëve.

I pyetur nëse mban përgjegjësi për ecurinë e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë, Kurti u shpreh se nuk beson të ketë bërë gabime, duke argumentuar se veprimet e tij kanë qenë gjithmonë të udhëhequra nga qëllime të mira. Sipas tij, bashkëpunimi institucional mes dy vendeve ka prodhuar rezultate konkrete, përfshirë nënshkrimin e 58 marrëveshjeve në dy mbledhjet e përbashkëta të qeverive.

Kurti kujtoi se një tjetër mbledhje e përbashkët ishte planifikuar të zhvillohej në vitin 2023, por sipas tij ajo u anulua nga autoritetet shqiptare. Ai nënvizoi se, përtej mbledhjeve formale, rëndësi të veçantë kanë kontaktet dhe koordinimi i vazhdueshëm mes ministrave të dy qeverive.

Duke folur për raportin me Ramën, kreu i qeverisë së Kosovës tha se mes tyre ka komunikim dhe marrëdhënie të mira, por jo domosdoshmërisht dakordësi për çdo temë. Ai veçoi qëndrimin ndaj Beogradit si një nga pikat ku Tirana dhe Prishtina kanë qasje të ndryshme, duke theksuar se Kosova ka një ndjeshmëri të veçantë për shkak të historisë dhe realitetit të saj politik.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme