Rajoni 22 May 2026, 21:07 Nga VNA

Vuçiç thirrje serbëve të Kosovës për votë më 7 qershor: Do të luftojmë për përfaqësimin serb

Ndaje në Whatsapp
Vuçiç thirrje serbëve të Kosovës për votë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit, duke garantuar mbështetje të plotë nga Beogradi.

Në një intervistë për televizionin shtetëror serb, Vuçiç deklaroi se Serbia do të angazhohet “me të gjitha forcat” për përfaqësimin e serbëve në Kosovë. Këto deklarata vijnë pas arrestimit të shtatë personave të lidhur me Listën Serbe, të dyshuar për ushtrim presioni ndaj votuesve.

Presidenti serb paralajmëroi një përballje politike për kontrollin e përfaqësimit serb në Kosovë.

“Ne do të luftojmë”, u shpreh Vuçiç, ndërsa akuzoi shqiptarët se po tentojnë të dobësojnë komunitetin serb dhe të mbështesin, sipas tij, individë që “duan ta shkatërrojnë Serbinë”.

Gjatë deklaratave të tij, Vuçiç riktheu në vëmendje edhe çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke e cilësuar atë si një nga temat më të rëndësishme për serbët në Kosovë. Ai përmendi gjithashtu edhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Pak ditë më parë, autoritetet kosovare arrestuan shtatë persona të nacionalitetit serb, të dyshuar për cënim të vullnetit të lirë të votuesve. Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi masën e paraburgimit prej një muaji për të arrestuarit, duke argumentuar se ekziston rreziku i arratisjes dhe përsëritjes së veprës penale.

Deklarimet e fundit të Vuçiqit po interpretohen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Beogradit për të ushtruar ndikim në proceset politike dhe demokratike në Kosovë.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme