Rajoni 18 May 2026, 18:10 Nga VNA

Protesta e studentëve, ministri Drejtësisë: Nuk do të ketë provim të Jurisprudencës në gjuhën shqipe

Ndaje në Whatsapp
Protesta e studentëve, ministri Drejtësisë: Nuk do të

Pak orë para protestës së paralajmëruar të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ka reaguar ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, i cili është shprehur se nuk do të ketë provim të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Filkov tha se çështja është e mbyllur dhe se nuk ka më hapësirë për diskutime, duke theksuar se provimi i jurisprudencës është provim profesional dhe jo proces administrativ.

“Mendoj se ajo çështje është mbyllur. Nuk kemi më për çfarë të komentojmë”, u shpreh ai.

Ministri shtoi se qeveria aktuale nuk do të lejojë interpretime politike të ligjeve dhe Kushtetutës, duke theksuar se shteti duhet të funksionojë vetëm mbi bazën e tyre.

Ai theksoi gjithashtu se “koha e interpretimeve politike ditore ka përfunduar”, ndërsa shtoi se Kushtetuta nuk mund të jetë temë debatesh televizive apo presionesh publike.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme