Rajoni 19 May 2026, 18:48 Nga VNA

A do t’i rikthehet politikës? Ja çfarë thotë Hashim Thaçi

Ndaje në Whatsapp
A do t’i rikthehet politikës? Ja çfarë thotë Hashim

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se nuk synon rikthim në garën për poste politike, duke përjashtuar çdo rol aktiv në politikën e drejtpërdrejtë të pushtetit.

Ai në intervistën në Kanal 10, ka theksuar se nuk do të marrë as rolin e disidentit, as të kritikuesit të vazhdueshëm politik, dhe as të një figure që kërkon “pushtet të heshtur”.

Në politikën garuese për poste pushteti – jo. A do të luaj rolin e disidentit të heshtur apo të zhurmshëm? Jo”, ka deklaruar ai.
Thaçi ka shtuar se nuk do të ndërtojë identitet politik mbi kritikën apo mbi rolin e viktimës.

“A do të jem kritikues për hir të kritikës? Jo. A do të pretendoj të jem njeriu me ‘pushtet’ të heshtur? Jo”, është shprehur ai.
Megjithatë, ai ka theksuar se do të vazhdojë të reflektojë dhe të shkruajë për përjetimet e tij personale dhe politike, si dhe për zhvillimet e ardhshme.

A do t’i hedh në letër gjithë përjetimet jetësore? Sigurisht që po. A do të përcjell opinione për të ardhmen? Patjetër që po”, ka thënë Thaçi.

Në fund, ai ka deklaruar se nuk e konsideron veten të dorëzuar ndaj “fatit të shkruar nga të tjerët”, duke shtuar se beson në një plan më të madh që, sipas tij, nuk është në dorën e njeriut.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme