Rajoni 15 May 2026, 07:45 Nga VNA

Marta Kos vizitë zyrtare në Kosovë, pritet nga Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti

Ndaje në Whatsapp
Marta Kos vizitë zyrtare në Kosovë, pritet nga Albulena Haxhiu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të presin sot Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e cila po zhvillon vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë që prej marrjes së detyrës në vitin 2024.

Sipas agjendës zyrtare, vizita e komisioneres së BE-së do të nisë në orën 10:00 me takimin me presidenten Haxhiu në Kabinetin e Presidentes, ku mediat do të kenë mundësi të marrin pamje nga pritja ceremoniale.

Më pas, në orën 10:45, Komisionerja Kos do të zhvillojë një takim të veçantë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Pas këtij takimi, është paraparë edhe një konferencë e përbashkët për media, ku pritet të diskutohen çështje që lidhen me procesin e integrimit evropian, zhvillimet politike në vend dhe perspektivën e Kosovës në raport me Bashkimin Evropian.

Kjo vizitë zhvillohet vetëm tri javë para zgjedhjeve të reja në Kosovë, të caktuara për më 7 qershor, dhe konsiderohet me rëndësi të veçantë politike. Vizita vjen pasi një udhëtim i planifikuar më 12 mars ishte anuluar për shkak të situatës politike të asaj kohe.

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka theksuar vazhdimisht rëndësinë strategjike të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar për ndikimet destabilizuese nga faktorë të jashtëm.

 


Gjatë një takimi të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor në Bratislavë, ajo deklaroi se mosintegrimi i vendeve të rajonit në BE mund të krijojë hapësirë për ndërhyrje të aktorëve të jashtëm.

 


“Nëse nuk e integrojmë fqinjësinë tonë në Bashkimin Evropian në këtë situatë të çmendur gjeopolitike, ku për herë të parë kemi forca të jashtme destabilizuese që do të dëshironin të na shihnin të dështojmë në procesin e anëtarësimit, ato mund të ndërhyjnë dhe më pas t’i përdorin ato vende kundër nesh, ashtu siç po bën, për shembull, Rusia në Bjellorusi, duke i përdorur migrantët si armë kundër BE-së”, u shpreh Kos.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme