Rajoni 15 May 2026, 17:20 Nga VNA

Në Kosovë abuzuesit e fëmijëve po përfundojnë në burg dhe jo vetëm në kronikë apo rrjete sociale

Ndaje në Whatsapp

Në Kosovë abuzuesit e fëmijëve po përfundojnë

Ndërsa në Shqipëri rastet e dhunës ndaj fëmijëve shpesh konsumohen për disa ditë si zhurmë televizive, indinjatë në Facebook apo debate të përkohshme në studio, në Kosovë një rast i rëndë abuzimi në një kopsht privat ka përfunduar me një vendim të fortë gjyqësor.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 11 vite burg edukatoren me inicialet M.A., e akuzuar për keqtrajtimin e fëmijëve në një kopsht privat në qytet.

Sipas vendimit të Departamentit për të Mitur, ajo u shpall fajtore për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, për të cilën mori dënimin kryesor me 11 vite burg. Për akuzën e “lëndimit të lehtë trupor”, gjykata e dënoi me 6 muaj burg, dënim që me pëlqimin e saj u konvertua në 6 mijë euro gjobë.

Ngjarja, sipas gjykatës, ka ndodhur më 4 dhe 5 nëntor 2025 në një kopsht privat në Ferizaj, ku edukatorja dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy fëmijëve 2-vjeçarë.

Në dosjen e çështjes përshkruhen skena tronditëse: fëmijët detyroheshin me forcë të flinin, shtyheshin, tërhiqeshin për flokësh dhe përplaseshin në dysheme. Në një rast, njëri prej tyre pësoi dëmtime në kokë, humbi flokë dhe pati dëmtime në lëkurë.

Vendimi shihet si një sinjal i fortë se abuzimi ndaj fëmijëve nuk mund të trajtohet si incident i zakonshëm apo si skandal që harrohet pas disa ditësh. Në një rajon ku shpesh institucionet reagojnë me vonesë ose me masa administrative minimale, dënimi i dhënë në Kosovë krijon një precedent të rëndësishëm për mënyrën si sistemi i drejtësisë mund të përgjigjet ndaj dhunës mbi fëmijët.

Debati mbi sigurinë në çerdhe dhe kopshte është rikthyer vazhdimisht edhe në Shqipëri, sidomos pas publikimit të videove dhe denoncimeve për dhunë ndaj të vegjëlve. Por shumë prej këtyre rasteve kanë mbetur kryesisht në nivel reagimi publik dhe mediatik, pa prodhuar gjithmonë pasoja të forta penale.

Rasti i Ferizajt tregon një qasje tjetër: kur provat mblidhen, dhuna dokumentohet dhe sistemi vendos të reagojë, abuzimi ndaj fëmijëve mund të trajtohet si një krim serioz dhe jo thjesht si një episod që shuhet me kalimin e ciklit mediatik.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme