Rajoni 18 May 2026, 18:09 Nga VNA

Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup, kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë: Gjuha shqipe nuk negociohet

Ndaje në Whatsapp

Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup, kërkojnë

Mijëra student shqiptarë janë mbledhur në Maqedoninë e Veriut për protestën e tyre për gjuhën shqipe. Të grumbulluar në Shkup, studentëve shqiptarë në RMV i janë bashkuar edhe ata nga Shqipëria e Kosova. Në sheshin ku janë grumbulluar mbizotëron vetëm ngjyra kuqezi, ndërsa të gjithë ata në kor kanë thënë: “UÇK, UÇK, UÇK”.

Studentët marshuan nga Ura e Gurit drejt Ministrisë së Drejtësisë, me thirrje si “Gjuha shqipe nuk negociohet”, “Gjuha shqipe amanet”, “drejtësi e barazi” dhe “Fillkov dorëheqje”.

Organizatorët kërkuan respektimin e plotë të të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet dhe proceset zyrtare, duke kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë.

 

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme