Rajoni 16 May 2026, 19:23 Nga VNA

Forcat speciale në Kumanovë me brohoritje nacionaliste gjatë stërvitjes, videoja bëhet virale

Ndaje në Whatsapp
Forcat speciale në Kumanovë me brohoritje nacionaliste gjatë

Një video e publikuar paraditen e sotme në Facebook ka nxitur reagime në Kumanovë, ku gjatë një stërvitjeje janë parë pjesëtarë të forcave speciale duke brohoritur në gjuhën maqedonase “Këtu është Maqedoni, le ta dinë të gjithë” dhe “Do të luftojmë për Maqedoninë”.

Në pamje shfaqen efektivë të shoqëruar nga furgonë dhe mjete policie, teksa patrullojnë në zonë gjatë ushtrimit. Sipas raportimeve, stërvitja është zhvilluar në rrugën kryesore të tregut dhe pranë Lagjes së Trimave, zonë me ndjeshmëri të lartë, ndërsa pretendohet se një aktivitet i tillë nuk është zhvilluar më parë jashtë kazermave në qytet. Ngjarja vjen vetëm dy ditë përpara protestës së paralajmëruar më 18 maj nga studentët shqiptarë në Maqedonia e Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme