Rajoni 30 May 2026, 19:51 Nga VNA

VLEN: Të gjitha provimet do të bëhen në gjuhën shqipe

Ndaje në Whatsapp
VLEN: Të gjitha provimet do të bëhen në gjuhën shqipe

Të gjitha provimet profesionale në Maqedoninë e Veriut do të jepen edhe në gjuhën shqipe, kështu ka deklaruar nëpërmjet një komunikate koalicioni VLEN.

Sipas tyre, procesi nis me provimin e jurisprudencës në shqip, ndërsa më pas kjo praktikë do të shtrihet në të gjitha provimet profesionale.

VLEN thotë se shqiptarët nuk kërkojnë më deklarata politike, por zgjidhje konkrete, duke shtuar se zgjidhja po vjen.

Ndërkohë, nga ky koalicion janë drejtuar kritika ndaj BDI, duke pretenduar se gjatë periudhës së saj në qeverisje nuk është bërë zgjidhja e kësaj çështjeje.

Reagimi i plotë 

BDI-ja mendon se turpi mbulohet me zhurmë. Por provimi i jurisprudencës nuk zgjidhet me britma e me rrena. Zgjidhet me punë. E punën ata e kishin në dorë për vite me radhë, por nuk e bënë. Ministria e Drejtësisë kaloi prej një kuadri të BDI-së te tjetri. Pas Blerim Bexhetit, me mbi 1000 ditë ministër, erdhi Adnan Jashari. Mandat kishte, kompetenca kishte, vulë kishte. Vetëm vullnet për studentët shqiptarë nuk kishte. Ky ka qenë zanati i BDI-së. Shqiptarëve pritje, të vetëve përparësi. Për studentët “do ta shohim”, por kur ishte puna për rrethin e tyre, sistemi ndizte motorët menjëherë. Pikërisht në kohën e Adnan Jasharit, djali i Talat Xhaferit u pajis me provimin e jurisprudencës, edhe pse ishte ende i padiplomuar. Pra, për studentët shqiptarë nuk kishte zgjidhje në gjuhën shqipe, ndërsa për djalin e funksionarit të BDI-së sistemi funksiononte. Për të vetët e gjenin çaren, ndërsa hallin e shqiptarëve e linin zvarrë. Prandaj Adnan Jashari duhet të përgjigjet pse nuk e zgjidhi provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe kur ishte ministër i Drejtësisë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme