Rajoni 24 May 2026, 18:00 Nga VNA

Vuçiç: Mund të jap dorëheqjen së shpejti

Ndaje në Whatsapp
Vuçiç: Mund të jap dorëheqjen së shpejti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se mund të japë dorëheqjen në një të ardhme të afërt, duke thënë se mandati i tij po i afrohet fundit.

Duke folur për mediat në Pekin, në nisje të vizitës së tij zyrtare në Kinë, Vuçiç tha se është e mundur që së shpejti të paraqesë dorëheqjen, duke lënë të hapur skenarët për zhvillimet politike në vend.

Ai gjithashtu ka mohuar pretendimet për pjesëmarrjen e tij në protestën e mbajtur mbrëmjen e kaluar në sheshin Slavija në Beograd, duke e cilësuar atë si një tubim pa peshë dhe pa përmbajtje të qartë.

Sipas tij, protesta nuk përbën shqetësim serioz për autoritetet, ndërsa akuzoi organizatorët për incidentet e ndodhura pas përfundimit të tubimit.

Vuçiç tha se sipas vlerësimeve të tre shërbimeve të sigurisë, në protestë kanë marrë pjesë mes 30,500 dhe 34,300 persona, duke shtuar se autoritetet kanë pranuar shifrën më të lartë të raportuar.

Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se Partia e tij Progresive Serbe do të organizojë tubime nga 26 deri më 28 qershor, ku sipas tij mesazhet politike do të kenë më shumë rëndësi sesa numri i pjesëmarrësve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme