Rajoni 24 May 2026, 17:34 Nga VNA

Çështja e gjuhës, Mickoski: I gatshëm për të diskutuar 

Ndaje në Whatsapp
Çështja e gjuhës, Mickoski: I gatshëm për të

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se është i gatshëm të diskutohet çështja e përdorimit të gjuhëve në provimin e jurisprudencës, duke theksuar se nuk ka pengesa që komunitetet të kenë të drejtën të përparojnë dhe të përdorin gjuhën e tyre brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore.

Duke folur në kishën “Shën Sofia” në Ohër, gjatë akademisë solemne me rastin e Ditës së iluministëve mbarësllavë “Shën Kirili dhe Metodi”, Mickoski tha se arsimi është çelësi i zhvillimit dhe se vendimet në këtë drejtim duhet të tejkalojnë interesat politike, duke shmangur siç u shpreh ai “grackat nacionaliste”.

Ai shtoi se vendi duhet të fokusohet te arsimi si bazë e së ardhmes dhe se është i gatshëm të mbështesë çdo proces që sjell një sistem më të fortë dhe më cilësor arsimor.

“Unë jam i gatshëm të ndihmoj në çdo proces që nënkupton arsim më të mirë dhe më të fortë… shansi i vetëm për sukses është mësimi dhe hapja e perspektivave të reja”, u shpreh ai.

Sipas tij, çdo zgjidhje e ardhshme duhet të jetë e pranueshme për të gjithë dhe të mos ndikohet nga interesa politike apo ndasi që, sipas tij, mund të shfrytëzohen për qëllime të tjera.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme