Rajoni 6 July 2026, 13:52 Nga VNA

Revoltë me qumësht para Ministrisë: Fermerët sfidojnë qeverinë, “Vita është e Kosovës, jo e Serbisë”

Ndaje në Whatsapp
Revoltë me qumësht para Ministrisë: Fermerët sfidojnë

Fermerët e qumështit protestuan sot para Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë, duke kërkuar zgjidhje urgjente për krizën që, sipas tyre, po i çon fermat drejt falimentimit. Me traktorë dhe cisterna me qumësht, ata derdhën qumësht para godinës së ministrisë në shenjë revolte, ndërsa kërkuan rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit, publikimin e rezultateve të analizave laboratorike dhe rikthimin e çmimit të mëparshëm të blerjes.

Gjatë protestës, fermerët i bënë thirrje institucioneve të ulen në dialog, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse nuk gjendet zgjidhje. Ata theksuan se po përballen me vështirësi të mëdha financiare dhe se nuk mund të ndalin prodhimin e qumështit, ndërsa një prej protestuesve iu kundërpërgjigj deklaratave të ministrit në detyrë, Armend Muja, duke theksuar se “Qumështi Vita është i Kosovës, jo i Serbisë”. Fermerët kundërshtuan gjithashtu akuzat se produktet e tyre janë të pasigurta, duke deklaruar se po gjykohen padrejtësisht sikur po helmojnë konsumatorët.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme