Rajoni 9 July 2026, 18:08 Nga VNA

Kurti rinis takimet me opozitën për zhbllokimin e institucioneve, PDK pranon ftesën, AAK e refuzon

Ndaje në Whatsapp
Kurti rinis takimet me opozitën për zhbllokimin e institucioneve, PDK

Pas zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë dhe në përpjekje për të zhbllokuar procesin e krijimit të institucioneve të reja, kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka rinisur ftesat për takime me drejtuesit e partive opozitare. Ndërsa PDK ka shprehur gatishmërinë për dialog, AAK ka refuzuar takimin, duke ritheksuar kushtet e saj për mbështetjen e procesit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, bëri të ditur se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit, duke konfirmuar gatishmërinë për takim.

“Unë ia ktheva shkresën që PDK është e gatshme me u taku nesër në orën 09:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës”, deklaroi Hamza.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka refuzuar ftesën. Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, bëri publike përgjigjen zyrtare që ia ka dërguar Albin Kurtit, duke theksuar se nuk sheh nevojë për një takim të ri.

“Për hir të transparencës ndaj qytetarëve, po e ndaj me ju përgjigjen zyrtare të Aleancës që sapo i është nisur Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti. Qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 qershor, i qartë, parimor dhe tërësisht publik”, u shpreh Gjini.

Ai shtoi se kërkesa e AAK-së mbetet e pandryshuar dhe se partia është e gatshme të ndihmojë në krijimin e institucioneve vetëm nëse mandatuari për kryeministër pranon gjashtë kushtet e vendosura nga Aleanca.

Video

Dita e 40 e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’

Dita 40 e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Skënder Hitaj: Policia zbatoi ligjin, nuk ka vend për panik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme