Rajoni 7 July 2026, 14:56 Nga VNA

Kush është 19-vjeçari shqiptar që ëndërronte të bëhej arkitekt dhe u ekzekutua në mes të rrugës në Suedi

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-07 at 2.33.21 PM.jpeg

Vetëm pak javë pasi kishte përfunduar shkollën e mesme dhe ndërsa përgatitej të niste studimet për arkitekturë, 19-vjeçari shqiptar Gent Maksutaj u vra me armë zjarri në një rrugë të qytetit suedez të Upsalës.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Suedi. Sipas autoriteteve, një i mitur nën moshën 18 vjeç është arrestuar si i dyshuar për vrasjen, ndërsa prokuroria nuk përjashton që në krim të kenë marrë pjesë edhe persona të tjerë.  

Sipas të përditshmes suedeze Aftonbladet, mënyra si u krye sulmi tregon se bëhet fjalë për një ekzekutim. Autori dyshohet se iu afrua viktimës me biçikletë, e qëlloi një herë dhe, pasi 19-vjeçari ra në tokë, iu afrua sërish duke e qëlluar nga afër. Më pas u largua me tren drejt Stokholmit, ku u arrestua në një restorant Burger King.  

Hetuesit po punojnë për të zbardhur motivin e krimit. Deri tani, policia suedeze nuk ka konfirmuar nëse vrasja lidhet me konfliktet mes bandave kriminale, një fenomen që ka goditur rëndë vendin vitet e fundit.  

Mediat lokale raportojnë se Gent Maksutaj sapo ishte diplomuar dhe kishte planifikuar të studionte për arkitekturë, ndërsa familjarët dhe miqtë e kujtojnë si një djalë pa lidhje me botën e krimit. Megjithatë, rrethanat e sakta të vrasjes mbeten ende nën hetim.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme