Sociale 13 July 2026, 12:03 Nga VNA

Vala historike e të nxehtit në Evropë, mbi 10 mijë persona humbën jetën

Ndaje në Whatsapp
Vala historike e të nxehtit në Evropë, mbi 10 mijë persona

Më shumë se 10 mijë persona humbën jetën gjatë valës historike të të nxehtit që goditi Evropën Perëndimore në fund të muajit qershor, sipas të dhënave zyrtare të rrjetit evropian të monitorimit të vdekshmërisë EuroMOMO.

Sipas statistikave, gjatë javës 22–28 qershor u regjistruan 10.650 vdekje të tepërta në 27 vende evropiane, ndërsa mbi 9 mijë prej viktimave ishin persona të moshës 65 vjeç e lart. Ekspertët vlerësojnë se rritja e pazakontë e vdekshmërisë lidhet kryesisht me temperaturat ekstreme.

“Një vdekshmëri kaq e lartë në këtë periudhë të vitit është e pazakontë dhe është e vështirë të shpjegohet me ndonjë faktor tjetër përveç nxehtësisë ekstreme”, deklaroi për Reuters Lasse Vestergaard, zyrtar kryesor mjekësor në Institutin Statens Serum të Danimarkës.

Shkencëtarët theksojnë se vala e të nxehtit do të kishte qenë pothuajse e pamundur pa ndikimin e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, të cilat po i bëjnë fenomene të tilla gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive.

Sipas EuroMOMO, gjatë periudhës së analizuar nuk u regjistrua asnjë epidemi apo faktor tjetër madhor, si COVID-19, që të justifikonte rritjen e ndjeshme të vdekjeve. Në tetë javët para valës së të nxehtit, të njëjtat vende kishin raportuar mesatarisht rreth 500 vdekje më pak se norma sezonale.

Vala e të nxehtit shkaktoi gjithashtu probleme serioze në disa vende evropiane, duke sjellë ndërprerje të energjisë elektrike, mbyllje të shkollave dhe temperatura rekord në Francë, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse EuroMOMO nuk publikon të dhëna sipas shteteve, Franca dhe Belgjika rezultuan vendet me nivelin më të lartë të vdekshmërisë së tepërt. Në Belgjikë, autoritetet shëndetësore raportuan nivelin më të lartë të vdekjeve gjatë një vale të nxehti që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2000.

Ndërkohë, një studim i publikuar nga Imperial College London, Met Office dhe Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër vlerëson se vetëm në Angli dhe Uells rreth 2.700 persona humbën jetën si pasojë e valëve të të nxehtit gjatë majit dhe qershorit. Sipas studiuesve, 42% e këtyre vdekjeve lidhen me ndikimin e ngrohjes globale, e cila ka rritur intensitetin e fenomeneve ekstreme të motit.

Video

148 nënshkrime kundër tij, Abdixhiku pezullon negociatat me VV-në për formimin e institucioneve Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëzimit të 148 nënshkrimeve të delegatëve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe kërkesës për shkarkimin e tij. Ai ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të nisë menjëherë procedurat për organizimin e Kuvendit, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndërpresë angazhimet në negociatat për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke argumentuar se mandati i tij për të përfaqësuar partinë është vënë në pikëpyetje. Lajmi në komentin e parë

Dita e 46 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

13.7 milionë euro vetëm për bar, pemë dhe shkurre! Tenderin e autostradës Tiranë-Durrës e fiton “Fusha” Lexoje lajmin në linkun në koment⬇️

Nxehet situata në PD por kësaj here jo nga vapa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme