Sociale 12 July 2026, 21:39 Nga VNA

Bashkia Lezhë detyron pronarët të rikthejnë lekët për shezllonet, kishin tejkaluar çmimin e miratuar

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-12 at 9.38.47 PM.jpeg

Publikimi i numrave të kontaktit nga Bashkia e Lezhës për të denoncuar abuzimet me çmimet në bregdet ka sjellë një fluks të madh ankesash, por edhe ndërhyrje të menjëhershme në terren. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, përmes një reagimi publik, ka bërë të ditur se tashmë kanë nisur masat konkrete ku në disa stacione plazhi pronarët janë detyruar t'u kthejnë paratë mbrapsht qytetarëve pas tejkalimit të tarifave të miratuara.

​"Pas publikimit të numrave të telefonit, jemi përballur me një fluks të madh ankesash. Është evidente se në disa raste stacionet e plazhit, veçanërisht ato të hotelerive, kanë tejkaluar masën. Për çdo rast të denoncuar, jemi duke ndërhyrë dhe trajtuar problematikat konkrete," deklaron Ndreu, duke shtuar se vetëm gjatë ditës së sotme klientëve u janë rikthyer pagesat pas denoncimeve të kryera.

​Porosia e prerë për pushuesit: Denonconi në kohë reale, jo me fatura të vjetra

​Megjithatë, kreu i bashkisë ka një porosi të rëndësishme dhe disa sqarime të prera për të gjithë pushuesit që frekuentojnë bregdetin e Lezhës. Ndreu ka kërkuar që denoncimet të bëhen në momentin që konstatohet shkelja, në mënyrë që inspektorët të ndërhyjnë në kohë rekord, duke theksuar se opinionet apo faturat e ditëve të mëparshme nuk ndihmojnë.

​"Fatura të para disa ditëve apo opinione mbi raste të kaluara nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problematikave aktuale. Kërkojmë që denoncimet të bëhen në ditën kur ndodh rasti, në mënyrë që ndërhyrja të jetë e menjëhershme dhe efektive."

​Plazhet publike dhe rregullat për hotelet e parkingjet

​Për të shmangur keqkuptimet, Ndreu ka sqaruar ndarjen e hapësirave në plazh, duke vënë në dukje se rreth 66% e vijës bregdetare në Lezhë është publike dhe menaxhohet nga "Lezha Invest", ku qytetarët mund të qëndrojnë pa pagesë ose me tarifa minimale.

​Ndërsa sa u përket plazheve private të hotelerive, ai sqaroi se ato i nënshtrohen rregullave të tregut dhe klientelës së tyre:

​"Pushuesit që zgjedhin të qëndrojnë në plazhe të administruara nga hoteleritë nuk mund të ankohen për kushtet apo çmimet, nëse janë informuar paraprakisht i kanë pranuar ato," nënvizon kreu i bashkisë, ndërsa shton se kapacitetet duhen respektuar nga vetë qytetarët: "Nuk mund të pretendohet që 4–6 persona të akomodohen nën një çadër me dy shezllone duke paguar tarifat standarde."

​Një tjetër pikë delikate ka qenë edhe çështja e parkingjeve. Ndreu sqaroi se kapacitetet publike janë të kufizuara dhe se institucioni që ai drejton nuk ka kompetencë mbi çmimet e parkingjeve private, pasi fokusi i monitorimit të bashkisë mbetet rreptësisht te çmimet e shezlloneve.

​Në mbyllje të reagimit të tij, Kryetari i Bashkisë Lezhë garantoi se strukturat do të mbeten në dispozicion të qytetarëve gjatë gjithë sezonit veror për të mbrojtur interesin publik dhe për të garantuar pushime të qeta e brenda rregullave për të gjithë.

Video

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Një video tregon një rekrut rus që humb kontrollin e një mitraliere kundërajrore YakB 12.7 mm gjatë stërvitjes, duke u rrëzuar nga kamioni për shkak të fuqisë së madhe të zmbrapsjes. Arma, e cila mund të qëllojë deri në 4,000 plumba në minutë dhe përdoret nga ushtria ruse kundër dronëve ukrainas, kërkon kontroll dhe aftësi të lartë nga operatori.

Gjatë protestës së 43-të përpara Kryeministrisë, aktivisti Andi Tepelena njoftoi se të hënën, në orën 13:00, do të dorëzohet një kallëzim penal në SPAK ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hitaj, për "shpërdorim detyre". Ai tha se ky vendim vjen pas deklaratës së kreut të policisë se po hetohen mbi 10 mijë qytetarë që kanë bërë vlerësime negative "review" në rrjetet sociale. Tepelena theksoi se ky hetim nuk ka asnjë bazë ligjore, pasi në Kodin Penal nuk ekziston asnjë nen për vlerësimet në rrjetet sociale, dhe ftoi qytetarët të bashkohen në SPAK për të firmosur kallëzimin.

Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” për të marshuar drejt Kryeministrisë në ditën e 43-të të tubimeve, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme