Sport 15 July 2026, 23:07 Nga VNA

Argjentina në finalen e Botërorit 2026, përmbys Anglinë me dy gola në fund

Ndaje në Whatsapp
Argjentina në finalen e Botërorit 2026, përmbys Anglinë me

Argjentina do të përballet me Spanjën në finalen e Kupës së Botës 2026, më 19 korrik në “MetLife Stadium”, pasi mposhti Anglinë me rezultatin 2-1 në një gjysmëfinale dramatike.

Anglia kaloi në avantazh në minutën e 55-të, por nuk arriti ta menaxhonte epërsinë. Pas golit, skuadra angleze u tërhoq në mbrojtje, duke i dhënë më shumë hapësira Argjentinës për të kërkuar barazimin.

Presioni i “Albicelesteve” u shpërblye në minutën e 85-të, kur Enzo Fernandez riktheu baraspeshën. Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 91-të, sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, shënoi golin e përmbysjes, duke dërguar Argjentinën në finalen e madhe.

Në sfidën për trofeun, Argjentina do të përballet me Spanjën, e cila siguroi më herët një vend në finale pas fitores ndaj Francës.

Finalja e Botërorit 2026 do të zhvillohet më 19 korrik në “MetLife Stadium”, ku do të vendoset kampioni i ri i botës.

Ndërkohë që Anglia do të luajë minifinalen për vendin e tretë me Francën. 

Video

Mijëra tifozë pushtuan sheshin qendror të Buenos Airesit për të ndjekur në ekranet gjigante gjysmëfinalen e Botërorit. Pas fitores 2-1 ndaj Anglisë dhe kualifikimit të Argjentinës në finalen e madhe, sheshi shpërtheu në festë mes flamujve, këngëve dhe fishekzjarreve, në një atmosferë elektrizuese. Pamjet nga Reuters

148 nënshkrime kundër tij, Abdixhiku pezullon negociatat me VV-në për formimin e institucioneve Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëzimit të 148 nënshkrimeve të delegatëve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe kërkesës për shkarkimin e tij. Ai ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të nisë menjëherë procedurat për organizimin e Kuvendit, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndërpresë angazhimet në negociatat për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke argumentuar se mandati i tij për të përfaqësuar partinë është vënë në pikëpyetje. Lajmi në komentin e parë

Dita e 46 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

13.7 milionë euro vetëm për bar, pemë dhe shkurre! Tenderin e autostradës Tiranë-Durrës e fiton “Fusha” Lexoje lajmin në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme