Sport 14 July 2026, 18:21 Nga VNA

Lojë psikologjike apo supersticion? Argjentina i bën një kërkesë të veçantë FIFA-s para sfidës me Anglinë

Ndaje në Whatsapp
Lojë psikologjike apo supersticion? Argjentina i bën një

Argjentina mund të ketë nisur betejën me Anglinë edhe jashtë fushës. Sipas mediave argjentinase, kampionët në fuqi i kanë paraqitur FIFA-s një kërkesë të veçantë për të luajtur me fanellën rezervë blu në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026.

Skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni do të përballet me Anglinë të mërkurën në Atlanta, në një duel që do të vendosë njërën prej finalisteve të Botërorit.

Sipas gazetarit argjentinas Gaston Edul, i cili ndjek nga afër kombëtaren, Federata Argjentinase ka kërkuar leje nga FIFA për të mos përdorur fanellën tradicionale bardhekaltër, por atë rezervë në ngjyrë blu të errët. Vendimi pritet të merret të martën, pak para ndeshjes.

Kërkesa ka ngjallur shumë diskutime, pasi Argjentina ka veshur të njëjtën fanellë blu në dy nga fitoret më të famshme ndaj Anglisë në historinë e Kupës së Botës.

E para ishte çerekfinalja e Botërorit 1986, kur Diego Maradona realizoi golin legjendar të njohur si "Dora e Zotit" dhe Argjentina fitoi 2-1. Dymbëdhjetë vite më vonë, në Botërorin e vitit 1998, argjentinasit eliminuan sërish Anglinë me penallti, në ndeshjen ku David Beckham u ndëshkua me karton të kuq pas incidentit me Diego Simeonen.

Ndërkohë, Anglia do të luajë me fanellën e saj tradicionale të bardhë, pasi është përcaktuar si skuadra vendase për këtë përballje.

Edhe pse nuk ka një shpjegim zyrtar për kërkesën, shumë media e lidhin atë me "Cabala", një supersticion shumë të përhapur në Argjentinë. Sipas këtij besimi, përsëritja e ritualeve apo zakoneve që kanë sjellë fat në të kaluarën mund të ndikojë pozitivisht edhe në rezultatet e ardhshme.

Nëse FIFA e miraton kërkesën, Argjentina do të zbresë sërish në fushë me fanellën blu, duke shpresuar se historia do të përsëritet edhe një herë ndaj rivalëve anglezë.

Video

Mijëra tifozë pushtuan sheshin qendror të Buenos Airesit për të ndjekur në ekranet gjigante gjysmëfinalen e Botërorit. Pas fitores 2-1 ndaj Anglisë dhe kualifikimit të Argjentinës në finalen e madhe, sheshi shpërtheu në festë mes flamujve, këngëve dhe fishekzjarreve, në një atmosferë elektrizuese. Pamjet nga Reuters

148 nënshkrime kundër tij, Abdixhiku pezullon negociatat me VV-në për formimin e institucioneve Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëzimit të 148 nënshkrimeve të delegatëve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe kërkesës për shkarkimin e tij. Ai ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të nisë menjëherë procedurat për organizimin e Kuvendit, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndërpresë angazhimet në negociatat për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke argumentuar se mandati i tij për të përfaqësuar partinë është vënë në pikëpyetje. Lajmi në komentin e parë

Dita e 46 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

13.7 milionë euro vetëm për bar, pemë dhe shkurre! Tenderin e autostradës Tiranë-Durrës e fiton “Fusha” Lexoje lajmin në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme