Sport 13 July 2026, 08:26 Nga VNA

Formati i ri i FIFA-s funksionoi, katër të parat e renditjes u takuan vetëm në gjysmëfinale

Ndaje në Whatsapp
Formati i ri i FIFA-s funksionoi, katër të parat e renditjes u takuan

Kupa e Botës 2026 ka prodhuar një moment historik në futbollin ndërkombëtar. Për herë të parë që nga krijimi i renditjes së FIFA-s, katër kombëtaret më të mira të klasifikimit botëror kanë arritur njëkohësisht në gjysmëfinalet e turneut.

Franca, Spanja, Argjentina dhe Anglia do të luftojnë për dy vendet në finalen e madhe, pasi kaluan me sukses fazën eliminatore dhe konfirmuan pritshmëritë si skuadrat favorite për titullin.

Ky skenar u ndikua edhe nga formati i ri i Botërorit me 48 kombëtare. FIFA vendosi që katër ekipet më të renditura në klasifikimin botëror të shpërndaheshin në katër pjesë të ndryshme të tabelës së fazës eliminatore, duke shmangur përballjet mes tyre deri në gjysmëfinale, nëse fitonin grupet respektive.

Shorti u bazua në renditjen e FIFA-s të 19 nëntorit 2025, kur Spanja mbante vendin e parë, Argjentina të dytin, Franca të tretin dhe Anglia të katërtin. Në bazë të këtij sistemi, Spanja dhe Argjentina u vendosën në anë të kundërta të tabelës, ashtu si Franca dhe Anglia.

Megjithatë, për të përfituar nga ky pozicionim, katër kombëtaret duhej fillimisht të fitonin grupet e tyre, gjë që të gjitha arritën ta realizonin.

Në çerekfinale, Franca mposhti Marokun me rezultatin 2-0, Spanja eliminoi Belgjikën 2-1, ndërsa Anglia dhe Argjentina siguruan kualifikimin vetëm pas kohës shtesë. Anglezët triumfuan 2-1 ndaj Norvegjisë, ndërsa Argjentina fitoi 3-1 përballë Zvicrës.

Edhe pse renditja e FIFA-s pësoi disa ndryshime përpara nisjes së turneut, katër vendet e para mbetën të njëjtat. Në klasifikimin e fundit para Botërorit, Argjentina kryesonte renditjen, e ndjekur nga Spanja, Franca dhe Anglia.

Tashmë vëmendja është përqendruar te gjysmëfinalet. Franca dhe Spanja do të përballen në Dallas, ndërsa një ditë më vonë Argjentina do të sfidojë Anglinë në Atlanta.

Fituesit e këtyre dy dueleve do të luajnë finalen e madhe më 19 korrik në New Jersey, në një Botëror që tashmë ka hyrë në histori si edicioni i parë ku katër kombëtaret më të mira të renditjes FIFA kanë mbërritur së bashku në gjysmëfinale.

Video

Mijëra tifozë pushtuan sheshin qendror të Buenos Airesit për të ndjekur në ekranet gjigante gjysmëfinalen e Botërorit. Pas fitores 2-1 ndaj Anglisë dhe kualifikimit të Argjentinës në finalen e madhe, sheshi shpërtheu në festë mes flamujve, këngëve dhe fishekzjarreve, në një atmosferë elektrizuese. Pamjet nga Reuters

148 nënshkrime kundër tij, Abdixhiku pezullon negociatat me VV-në për formimin e institucioneve Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëzimit të 148 nënshkrimeve të delegatëve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe kërkesës për shkarkimin e tij. Ai ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të nisë menjëherë procedurat për organizimin e Kuvendit, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndërpresë angazhimet në negociatat për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke argumentuar se mandati i tij për të përfaqësuar partinë është vënë në pikëpyetje. Lajmi në komentin e parë

Dita e 46 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

13.7 milionë euro vetëm për bar, pemë dhe shkurre! Tenderin e autostradës Tiranë-Durrës e fiton “Fusha” Lexoje lajmin në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme