Sport 11 July 2026, 19:11 Nga VNA

Alarm në Kampionatin Botëror/ Ndjesia 44 gradë rrezikon spektaklin mes Anglisë dhe Norvegjisë!

Ndaje në Whatsapp
Alarm në Kampionatin Botëror/ Ndjesia 44 gradë rrezikon

Moti rikthehet të jetë një protagonist i padëshiruar për Anglinë në këtë Kampionat Botëror. Pasi stuhitë vonuan nisjen e ndeshjes së tyre në 1/16-at kundër Meksikës, kushtet atmosferike pritet të ndikojnë sërish, këtë herë në prag të çerekfinales vendimtare.

Një paralajmërim për mot të ashpër dhe të nxehtë ekstrem është lëshuar përpara sfidës së mbrëmjes së sotme, ku Anglia do të përballet me një ekip norvegjez mjaft të rrezikshëm, me të dyja skuadrat që kërkojnë me çdo kusht një biletë për në gjysmëfinalet e Botërorit.


Fillimisht, parashikimet flisnin për prani të vetëtimave në Majami gjatë ditës së ndeshjes. Sipas rregullores, çdo shkarkesë elektrike në një rreze prej 8 miljesh nga stadiumi “Hard Rock” do të detyronte marrjen e menjëhershme të masave të sigurisë dhe bllokimin e tifozëve, çka do të sillte sërish vonesa të ngjashme me ato në Mexico City. Fatmirësisht, ky rrezik duket se është shmangur dhe stuhitë pritet të kenë kaluar përpara se skuadrat të zbresin në fushë.
Qiell i pastër, por kushte ferri
Megjithatë, mungesa e rrebesheve nuk do të thotë kushte ideale për futboll. Përkundrazi. Temperaturat në momentin e zhvillimit të ndeshjes pritet të jenë 33°C, por me një ndjesi reale prej plot 44°C dhe një lagështi ekstreme prej 59%. Ky kombinim pritet të krijojë një atmosferë mbytëse dhe shteruese për energjitë e lojtarëve në fushën e blertë.
I vetmi ngushëllim për “Tre Luanët” është fakti se po luajnë kundër njërit prej të vetmeve shtete të mbetura në garë që ka një klimë zakonisht më të ftohtë se ajo britanike. Rrjedhimisht, pritet që të dyja kampet të vuajnë njëlloj pasojat e këtij të nxehti përvëlues, në një ndeshje ku rezistenca fizike do të vlejë po aq sa taktika.

Video

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Një video tregon një rekrut rus që humb kontrollin e një mitraliere kundërajrore YakB 12.7 mm gjatë stërvitjes, duke u rrëzuar nga kamioni për shkak të fuqisë së madhe të zmbrapsjes. Arma, e cila mund të qëllojë deri në 4,000 plumba në minutë dhe përdoret nga ushtria ruse kundër dronëve ukrainas, kërkon kontroll dhe aftësi të lartë nga operatori.

Gjatë protestës së 43-të përpara Kryeministrisë, aktivisti Andi Tepelena njoftoi se të hënën, në orën 13:00, do të dorëzohet një kallëzim penal në SPAK ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hitaj, për "shpërdorim detyre". Ai tha se ky vendim vjen pas deklaratës së kreut të policisë se po hetohen mbi 10 mijë qytetarë që kanë bërë vlerësime negative "review" në rrjetet sociale. Tepelena theksoi se ky hetim nuk ka asnjë bazë ligjore, pasi në Kodin Penal nuk ekziston asnjë nen për vlerësimet në rrjetet sociale, dhe ftoi qytetarët të bashkohen në SPAK për të firmosur kallëzimin.

Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” për të marshuar drejt Kryeministrisë në ditën e 43-të të tubimeve, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme