Legjenda e futbollit brazilian, Romario, ka kritikuar ashpër trajnerin e Brazilit, Carlo Ancelottin, pas eliminimit të kombëtares nga Norvegjia në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026.
Ish-fituesi i Botërorit deklaroi se tekniku italian nuk meriton të vazhdojë në krye të "Seleçaos", duke e cilësuar eliminimin si një dështim të papranueshëm.
"Do t'ia kisha grisur kontratën. Do të kisha hyrë në dhomën e zhveshjes dhe do t'i thosha: 'Faleminderit shumë, mirupafshim dhe shko në djall. Më padit në gjykatë dhe ta shohim çfarë ndodh'", u shpreh Romario.
Ai theksoi se nuk sheh asnjë arsye që Ancelotti të vazhdojë në detyrë pas këtij Botërori.
"Nuk ka asnjë mundësi që Ancelotti të mbetet trajner i Brazilit pas kësaj katastrofe, pas këtij turpi. E kam thënë edhe më parë dhe vazhdoj ta them: Kjo është e papranueshme", deklaroi ai.
Romario krahasoi situatën me trajnerët e mëparshëm të kombëtares braziliane, duke kujtuar se pas dështimeve ata janë larguar nga posti.
"Patëm Dungën, humbi dhe u largua. Patëm Scolarin, fitoi Kupën e Botës dhe vazhdoi. Patëm Titen, humbi, qëndroi dhe humbi sërish. Tani kemi Ancelottin, humbi dhe prapë do të vazhdojë", përfundoi ish-sulmuesi brazilian.






















