Kupa e Botës 2026 hyn sot në fazën e çerekfinaleve, me tetë kombëtare që vijojnë garën për trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror.
Programi hapet me përballjen mes Francës dhe Marokut, ndërsa në ditët në vijim do të luhen edhe sfidat Spanjë-Belgjikë, Angli-Norvegji dhe Argjentinë-Zvicër.
Ndërkohë, superkompjuteri i Opta ka përditësuar parashikimin e tij për fituesin e turneut. Sipas simulimeve të fundit, Franca mbetet favoritja kryesore për të fituar Kupën e Botës, me 27.3% shanse për të ngritur trofeun.
Në vendin e dytë renditet Spanja, me 21.3% probabilitet, ndërsa Argjentina, kampione në fuqi, ka 17.3% mundësi për të mbrojtur titullin.
Anglia vlerësohet me 16.5% shanse për t'u shpallur kampione bote për herë të parë që nga viti 1966.
Befasia e këtij Botërori, Norvegjia, ka 6.6% mundësi për të fituar turneun, ndërsa Zvicra, Maroku dhe Belgjika renditen më pas me probabilitete prej 3.8%, 3.7% dhe 3.6% respektivisht.
Sipas analizës së Opta-s, Franca mbetet skuadra me gjasat më të mëdha për ta mbyllur me sukses rrugëtimin drejt trofeut, megjithëse diferencat mes favoritëve kryesorë mbeten të ngushta.






















