Mbrojtësi i Portugalisë, Nelson Semedo, ka zbuluar se legjenda portugeze ua konfirmoi bashkëlojtarëve në dhomat e zhveshjes se Botërori 2026 ishte i fundit në karrierën e tij me fanellën e kombëtares.
Pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës në fazën e 1/8 së finales, Ronaldo mbajti një fjalim emocional para skuadrës.
"Cristiano Ronaldo foli me skuadrën në fund dhe gjithçka që mund të bëjmë është ta falënderojmë. Ai konfirmoi se ky ishte Botërori i tij i fundit", deklaroi Semedo.
Mbrojtësi portugez e cilësoi Ronaldon një figurë të pazëvendësueshme për Portugalinë.
"Ai është një shtyllë për vendin tonë. Pas disa vitesh do të kem fatin t'u tregoj nipërve të mi se kam luajtur me të në kombëtare."
Semedo pranoi gjithashtu zhgënjimin për eliminimin e Portugalisë, duke theksuar se objektivi i skuadrës ishte të shkonte shumë më larg në turne.
"Sigurisht që jemi të zhgënjyer. Donim ta kalonim këtë fazë dhe të shkonim sa më larg në Kupën e Botës. Fatkeqësisht, nuk ia dolëm. Ndonjëherë ndeshjet nuk shkojnë ashtu siç dëshiron dhe ne nuk arritëm ta tregonim cilësinë tonë në fushë."






















