Ka nisur me ritëm të lartë përballja mes Brazilit dhe Norvegjisë, e vlefshme për fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës, që po zhvillohet në New Jersey. Pas 14 minutave të para, rezultati mbetet 0-0, ndërsa momenti më i rëndësishëm i takimit ishte penalltia e humbur nga Bruno Guimarães.
Brazili fitoi një 11-metërsh në minutën e 12-të, pasi Matheus Cunha u pengua brenda zonës. Fillimisht loja vijoi normalisht, por pas rishikimit të episodit me sistemin VAR, arbitri vendosi të akordojë penallti në favor të “Seleçaos”.
Nga pika e bardhë u paraqit Bruno Guimarães, por mesfushori brazilian nuk arriti ta shndërrojë në gol mundësinë e artë. Goditja e tij u ndal nga portieri norvegjez Ørjan Nyland, i cili reagoi në mënyrë perfekte duke mbajtur të paprekur portën dhe duke ruajtur baraspeshën në rezultat.
Edhe minutat e para të sfidës prodhuan emocione. Në minutën e tretë, Alexander Sørloth shërbeu një top në zonë për Patrick Berg, i cili e dërgoi në rrjetë, por festa e norvegjezëve zgjati vetëm pak sekonda, pasi asistenti sinjalizoi pozicion jashtë loje dhe goli u anulua.






















