Bota 6 July 2026, 20:11 Nga VNA

Nga “i vdekur” në mes të turmës, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit

Ndaje në Whatsapp
Nga “i vdekur” në mes të turmës, Ahmadinexhad shfaqet

Ish-presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, është shfaqur publikisht në procesionin mortor të liderit suprem të vrarë të Iranit, Ali Khamenei, pavarësisht se në ditët e para të luftës disa media të lidhura me shtetin iranian raportuan se ai kishte humbur jetën pas një sulmi raketor pranë banesës së tij.

Ahmadinexhad u pa mes miliona qytetarëve të veshur me të zeza që morën pjesë në ceremoninë madhështore në Teheran, duke u shfaqur për herë të parë që nga fillimi i luftës. Për muaj me radhë nuk pati asnjë konfirmim apo përgënjeshtrim zyrtar mbi fatin e tij, çka kishte ushqyer spekulimet se ishte vrarë gjatë sulmeve izraelito-amerikane.

Rishfaqja e tij ndodhi një ditë pasi dy ish-presidentët e tjerë të gjallë të Iranit, Mohammad Khatami dhe Hassan Rouhani, munguan në ceremoni, ndërsa kritikët pretenduan se nuk ishin ftuar.

Funerali i Khameneit u kthye në një nga ceremonitë më të mëdha në historinë e Iranit. Autoritetet thanë se në Teheran u mblodhën deri në 20 milionë njerëz. Në procesion morën pjesë edhe presidenti Masoud Pezeshkian, ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, kryetari i Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf dhe drejtues të tjerë të lartë të regjimit.

Gjatë ceremonisë u panë pankarta me thirrje për hakmarrje dhe figura të presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa turma brohoriste se rruga e Khameneit do të vazhdonte. Arkivoli i liderit suprem u transportua nëpër rrugët kryesore të Teheranit, mes një procesioni që zgjati rreth 12 orë, përpara se të nisej drejt qytetit të Mashhadit, ku do të varroset pas përfundimit të ceremonive zyrtare.

Video

Protesta në ditën e 37. Qytetarët nisin të mblidhen në sheshin "Skënderbej".

Protesta e 37, nis marshimi drejt Kryeministrisë.

Autostrada Durrës–Tiranë është bllokuar përkohësisht në segmentin pranë Shijakut, për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga një zjarr në fshatin Koxhas. Prania e madhe e tymit ka reduktuar ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë, duke u kthyer në një burim të rrezikshëm për aksidente të mundshme. Për këtë arsye, autoritetet kanë marrë vendimin për të mbyllur lëvizjen e automjeteve deri në normalizimin e plotë të situatës.

Në MetLife Stadium u zhvillua një festë e madhe për Norvegjinë, e cila mposhti Brazilin dhe siguroi kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026. Heroi i ndeshjes ishte Erling Haaland, i cili shënoi golin vendimtar në fitoren 2-1. Pas përfundimit të takimit, në stadium shpërtheu entuziazmi i tifozëve norvegjezë. Haaland më pas mori pjesë në festime duke i rënë daulles dhe duke udhëhequr tifozët në “Viking Row”, rituali tradicional i festimit i njohur si “Viking Row”.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme