Bota 5 July 2026, 21:33 Nga VNA

80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim

Ndaje në Whatsapp
80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi

Qeveria italiane ka ngritur alarmin pasi 80 ampula fentanil janë vjedhur nga farmacia e spitalit Israelitik në Romë, pa asnjë shenjë hyrjeje me forcë. Sasia e zhdukur e këtij opioidi sintetik do të mjaftonte për të prodhuar deri në rreth 20 mijë doza për përdorim të paligjshëm. Fentanil është një substancë deri në 100 herë më e fortë se morfina dhe përdoret në mjekësi si anestetik dhe për trajtimin e dhimbjeve të forta, përfshirë pacientët me kancer.

Autoritetet italiane po e trajtojnë rastin si një çështje serioze sigurie publike, pasi substanca konsiderohet një nga drogat sintetike më të rrezikshme, me rrezik të lartë mbidoze edhe në sasi shumë të vogla.

Sipas hetimeve paraprake, vjedhja është raportuar nga përgjegjësja e farmacisë së spitalit më 24 qershor. Çuditërisht, kasaforta ku ruheshin ampulat nuk ka shenja thyerjeje, ndërsa çelësat e saj ishin në përdorim nga disa punonjës të spitalit.

Prokuroria e Romës ka hapur një hetim për vjedhje dhe posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimi. Hetimet janë marrë përsipër nga njësia speciale e karabinierëve NAS.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka nisur një inspektim dhe po përgatit masa të reja për forcimin e kontrollit mbi ruajtjen dhe përdorimin e fentanil-it në institucionet mjekësore.

Ngjarja ka çuar në një mbledhje urgjente në Palazzo Chigi, ku autoritetet kanë kërkuar zbatimin rigoroz të procedurave për menaxhimin e barnave me rrezik të lartë, me qëllim parandalimin e incidenteve të ngjashme.

Video

Protesta në ditën e 37. Qytetarët nisin të mblidhen në sheshin "Skënderbej".

Protesta e 37, nis marshimi drejt Kryeministrisë.

Autostrada Durrës–Tiranë është bllokuar përkohësisht në segmentin pranë Shijakut, për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga një zjarr në fshatin Koxhas. Prania e madhe e tymit ka reduktuar ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë, duke u kthyer në një burim të rrezikshëm për aksidente të mundshme. Për këtë arsye, autoritetet kanë marrë vendimin për të mbyllur lëvizjen e automjeteve deri në normalizimin e plotë të situatës.

Në MetLife Stadium u zhvillua një festë e madhe për Norvegjinë, e cila mposhti Brazilin dhe siguroi kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026. Heroi i ndeshjes ishte Erling Haaland, i cili shënoi golin vendimtar në fitoren 2-1. Pas përfundimit të takimit, në stadium shpërtheu entuziazmi i tifozëve norvegjezë. Haaland më pas mori pjesë në festime duke i rënë daulles dhe duke udhëhequr tifozët në “Viking Row”, rituali tradicional i festimit i njohur si “Viking Row”.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme