Bota 4 July 2026, 13:28 Nga VNA

Kërkohet në gjithë botën për atentatin në Monako, 39-vjeçarja ukrainase u arratis përmes Italisë dhe humbi gjurmët në Gjermani.

Ndaje në Whatsapp
Kërkohet në gjithë botën për atentatin në Monako,

Anastasiia Berezovska, 39 vjeçe, shtetase ukrainase, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol si e dyshuara kryesore për atentatin me bombë ndaj biznesmenit ukrainas Vadym Yermolaiev në Monako. Sipas autoriteteve, ajo dyshohet se vendosi dhe aktivizoi me telekomandë mjetin shpërthyes në hyrje të pallatit ku jetonte biznesmeni me partneren dhe djalin e tyre 13-vjeçar. Të tre mbetën të plagosur dhe vijojnë të marrin trajtim mjekësor.

Hetimet kanë rindërtuar edhe itinerarin e arratisjes së saj. Pas shpërthimit, Berezovska u largua në këmbë drejt Beausoleil, në territorin francez, ku e priste një automjet me targa gjermane. Më pas ajo kaloi kufirin në Ventimiglia, përshkoi Italinë, vijoi drejt Zvicrës dhe në fund mbërriti në Gjermani. Automjeti u gjet gjatë një kontrolli në landin Hessen, ndërsa në banesën e saj policia gjermane sekuestroi prova që tashmë i janë dorëzuar hetuesve të Monakos.

Sipas prokurorisë, identifikimi i saj u bë falë pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmisë së një personi që e pa mbrëmjen e atentatit. Hetuesit dyshojnë se gruaja ishte maskuar me kapele dhe veshje mashkullore për të fshehur identitetin gjatë vëzhgimeve që kishte kryer ditët para sulmit. Ajo kishte marrë me qira automjetin në Gjermani dhe, sipas autoriteteve, kishte qëndruar për disa ditë në Monako për të planifikuar atentatin.

Autoritetet gjermane kanë zhvilluar kontrolle në banesën e saj me mbështetjen e forcave speciale, por Berezovska nuk është gjetur. Sipas disa burimeve hetimore, ajo është parë së fundmi në zonën e Frankfurtit, ndërsa kërkimet për arrestimin e saj vazhdojnë. Motivi i atentatit mbetet ende nën hetim.

Video

Në Sheshin “Skënderbej” ka nisur grumbullimi i qytetarëve për protestën e 35-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protesta e sotme është mbarëkombëtare me pjesëmarrjen e diasporës, e cila i është bashkuar tubimit në kryeqytet për herë të dytë për të kërkuar dorëheqjen e Ramës.

Kur të bie llotaria e shtrohesh në spital ditën që Evis Sala do bëjë video për rrjetet sociale

Protesta e 35 kombëtare, Diaspora vjen në Shqipëri

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme