Bota 4 July 2026, 13:25 Nga VNA

Trump: Kërcënimi më i madh për Amerikën është komunizmi, jo armiqtë e jashtëm

Ndaje në Whatsapp
Trump: Kërcënimi më i madh për Amerikën është

Presidenti amerikan Donald Trump shfrytëzoi fjalimin e mbajtur në Mount Rushmore, në prag të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe për ta kthyer ceremoninë në një mesazh të fortë elektoral për zgjedhjet e mesmandatit në nëntor.

Trump deklaroi se kërcënimi më i madh për SHBA-në nuk vjen nga jashtë, por nga “radikalët dhe ekstremistët e brendshëm”, duke identifikuar komunizmin si rrezikun kryesor për identitetin amerikan. Ai sulmoi demokratët socialistë dhe paralajmëroi se vendi “nuk do të jetë kurrë një shtet komunist”.

Në fjalimin e tij, presidenti e cilësoi komunizmin si një ideologji që ka shkaktuar më shumë vdekje dhe shkatërrim se çdo sistem tjetër në histori, duke pretenduar se ai përbën një kërcënim më të madh për Amerikën sesa Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore, sulmi në Pearl Harbor apo atentatet e 11 shtatorit.

Trump u bëri gjithashtu thirrje republikanëve të fitojnë zgjedhjet e mesmandatit dhe kërkoi nga Kongresi miratimin e Save America Act, ligj që, sipas tij, do të mbrojë procesin zgjedhor. Në fund të fjalimit ai deklaroi se “mund të jesh besnik ndaj Karl Marx-it ose ndaj Amerikës, mund të jesh komunist ose patriot, por nuk mund të jesh të dyja njëkohësisht”.

Video

Në Sheshin “Skënderbej” ka nisur grumbullimi i qytetarëve për protestën e 35-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protesta e sotme është mbarëkombëtare me pjesëmarrjen e diasporës, e cila i është bashkuar tubimit në kryeqytet për herë të dytë për të kërkuar dorëheqjen e Ramës.

Kur të bie llotaria e shtrohesh në spital ditën që Evis Sala do bëjë video për rrjetet sociale

Protesta e 35 kombëtare, Diaspora vjen në Shqipëri

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme