Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani është i interesuar të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, duke bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar përkohësisht negociatat për shkak të ceremonive mortore për ish-Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Khamenei.
Duke folur gjatë festimeve të America 250 në Mount Rushmore, në Dakotën e Jugut, Trump vlerësoi fuqinë ushtarake të SHBA-së dhe historinë e saj.
“Krijuam ushtrinë më të fortë dhe më të fuqishme. Fituam dy luftëra botërore”, tha ai, duke shtuar se Lufta e Ftohtë i kishte lënë armiqtë e Amerikës “në thellësitë e historisë”.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit ndërkombëtare, Trump deklaroi se SHBA-ja kishte mposhtur Venezuelën “brenda një dite” dhe kishte goditur rëndë Iranin.
“E mposhtëm Venezuelën për një ditë dhe e goditëm rëndë Iranin. Ata po vdesin për të arritur një marrëveshje. E duan aq shumë. U dhamë një javë pushim për funeralin, sepse jemi të mirë”, u shpreh presidenti amerikan.






















