Sociale 4 July 2026, 19:19 Nga VNA

Marshim masiv në Tiranë: Mijëra qytetarë dhe diaspora drejt Kryeministrisë në protestën e 35-të

Ndaje në Whatsapp

jhjhjh.PNG

Mijëra qytetarë kanë nisur marshimin nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 35-të kombëtare kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Tubimi pritet të jetë një nga më të mëdhenjtë e zhvilluar deri më tani.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë thirrur slogane të ndryshme, përfshirë “Rama jep dorëheqjen”, “Revolucion”, “Lironi çunat” dhe “Shqipëri e re”, ndërsa janë dëgjuar edhe thirrje kundër klasës politike në tërësi. Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, protesta ka bashkuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria, si dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.

Kolona e protestuesve ka përshkuar disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, ndërsa kërkesat e tyre kryesore mbeten dorëheqja e kryeministrit, lirimi i personave të ndaluar gjatë përplasjeve me policinë në protestën e së enjtes, si dhe ndryshime në sistemin politik.

Në protestë është vërejtur sërish pjesëmarrja e diasporës shqiptare, për herë të dytë në një tubim të zhvilluar në Tiranë, ku janë bashkuar me marshimin drejt Kryeministrisë.
 

Video

Nis protesta e 35-të radhazi para Kryeministrisë.

Me thirrjet “revolucion”, “dorëheqje” dhe “Shqipëri e re”, protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë.

Protestuesit i urojnë ditëlindjen Edi Ramës…

Protestuesit me tortë betoni për kryeministrin Edi Rama: "Shumë burg pët ty"

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme