Sociale 3 July 2026, 23:33 Nga VNA

Protestuesit “urojnë” Ramën për ditëlindje në mënyrë ironike: “HBD and Fuck You”

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-03 at 11.28.40 PM.jpeg

Protestuesit e kanë uruar në mënyrë ironike kryeministrin Edi Rama, i cili nesër feston 62-vjetorin e lindjes.

Ata, që prej 34 ditësh po zhvillojnë protesta në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe largimin e qeverisë, kanë përgatitur meme për protestën e nesërme me një formë simbolike urimi ndaj tij.

Në këto materiale, kryeministri paraqitet përmes një dizajni satirik që imiton dosjen “The Albanian Files”, e cila më herët është dorëzuar nga protestuesit në SPAK si pjesë e denoncimeve të tyre.

Stikerat përmbajnë mesazhe me tone ironike, ndërsa në imazhe janë vendosur elemente simbolike si kulla në formë qirinjsh dhe një zog mbi supe.

WhatsApp Image 2026-07-03 at 11.24.36 PM.jpeg

 

Video

Në Sheshin “Skënderbej” ka nisur grumbullimi i qytetarëve për protestën e 35-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protesta e sotme është mbarëkombëtare me pjesëmarrjen e diasporës, e cila i është bashkuar tubimit në kryeqytet për herë të dytë për të kërkuar dorëheqjen e Ramës.

Kur të bie llotaria e shtrohesh në spital ditën që Evis Sala do bëjë video për rrjetet sociale

Protesta e 35 kombëtare, Diaspora vjen në Shqipëri

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme