Sociale 2 July 2026, 21:06 Nga VNA

Pensionisti falënderon Ramën për bonusin: “Me këto para do vij pesë herë në protestë nga Elbasani”

Ndaje në Whatsapp
Pensionisti falënderon Ramën për bonusin: “Me këto

Gjatë protestes një pensionist mori mikrofonin për t’iu drejtuar pjesëmarrësve.

Ai falënderoi kryeministrin Edi Rama për bonusin veror prej 5 mijë lekësh të akorduar nga qeveria për pensionistët, por tha se paratë nuk do t’i përdorë për shpenzime personale.

“Falënderoj Edi Ramën për 5 mijë lekët. Me ato para do të paguaj rrugën dhe do të vij pesë herë nga Elbasani në Tiranë për të marrë pjesë në protesta”, u shpreh pensionisti, duke shkaktuar reagime dhe duartrokitje mes të pranishmëve.

Video

“Nuk është paraja ajo që përcakton dinjitetin e njeriut.” Kjo ishte një nga mesazhet e Lizandër Saraçit në protestën e sotme para Kryeministrisë. Edi Rama mund të blejë shumë gjëra, por jo dinjitetin e qytetarëve që vazhdojnë të protestojnë çdo ditë.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët po marshojnë në drejtim të Komisariatit numër 3 në Tiranë, aty ku mbahen të shoqëruarit nga protesta e mëngjesit të sotëm.

Ish-drejtuesi i Policisë, Krenar Ahmeti, në protestë: “Jo dhunë”

Më ka dhënë Rama 50 mijë lek bonus, por unë me to do vij 5 herë nga Elbasani në Tiranë për protestën…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme