Protestuesit që prej 32 ditësh zhvillojnë tubime kundër kryeministrit Edi Rama janë mbledhur këtë të martë para ambienteve të SPAK, ku kanë dorëzuar simbolikisht librin “Albanian Files”, të cilin e cilësojnë si një provë që dokumenton shkelje në lidhje me projektet zhvillimore në vend.
Gjatë protestës u dëgjuan thirrjet “Rama, SPAK you”, si reagim ndaj deklaratës së kryeministrit në një intervistë për mediat e huaja, ku ai iu drejtua protestuesve me shprehjen “Fuck you”.
Aktivistët deklaruan se libri përmban të dhëna për projekte turistike të realizuara ose të planifikuara në zona të mbrojtura, të cilat janë miratuar pa konsultim publik dhe me ndryshime ligjore të bëra për t’u hapur rrugë investimeve.
Aktivistja Sidorela Vatnika bëri të ditur se, përveç dorëzimit të librit, grupi po përgatit edhe një kallëzim penal që do t’ia paraqesë SPAK-ut në ditët në vijim. Ajo deklaroi se në material evidentohet konflikt interesi në miratimin e projekteve, si dhe shmangia e procedurave të konsultimit publik.
“Ne jemi këtu për të mbështetur SPAK-un, jo për të bërë drejtësi popullore. Rama duhet të hetohet si çdo qytetar tjetër”, u shpreh Vatnika.
Një prift ortodoks grek është kthyer në një fenomen të papritur në botën e muzikës alternative, pasi albumi i tij “Paradise Metal” është vlerësuar si një nga publikimet më interesante të vitit. Atë Dionysios Tabakis, 53 vjeç, ndërthur në albumin e tij doom metal, këngë të Krishtlindjeve dhe elemente dubstep me tematikë fetare, duke tërhequr vëmendjen e kritikëve ndërkombëtarë.
Albumi mori notën 7.6 nga revista prestigjioze muzikore Pitchfork, duke u renditur mbi disa albume ikonike të artistëve të njohur. Prifti, i cili shërben në Kishën Ortodokse Greke, thotë se kitara elektrike nuk është “e djallit”, por një instrument i krijuar nga Zoti dhe i keqkuptuar nga kisha.
Megjithëse është bërë figurë kult në skenën muzikore, Tabakis ka refuzuar shumicën e ftesave mediatike, duke preferuar një jetë të tërhequr dhe të përkushtuar ndaj misionit të tij fetar. I martuar prej 32 vitesh dhe baba i tre fëmijëve, ai vazhdon të kombinojë besimin me pasionin për muzikën eksperimentale.

Pamjet e publikuara nga gazetari Isa Myzyraj ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si po përdoren ngjarjet e protestës për propagandë.
Në video, Joan Trungu, shefi i forcës “Shqiponja” në Policinë e Tiranës, shfaqet në spital si i dëmtuar, ku vizitohet nga ministri i Brendshëm dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit. Por vetëm pak orë më vonë, i njëjti efektiv shfaqet sërish në krye të detyrës, duke drejtuar forcat “Shqiponja” pranë Komisariatit nr. 3.
Nëse dëmtimi ishte aq i rëndë sa të justifikonte një vizitë zyrtare në spital, si u rikthye në detyrë brenda pak orësh? Dhe nëse ishte në gjendje të drejtonte operacionet pasdite, për çfarë shërbeu i gjithë spektakli i paradites?
Pamjet flasin vetë.

SPAK mbyll dosjen e inceneratorit të Tiranës, 10 të pandehur për skemën e pastrimit të 20 milionë eurove
Lexoje lajmin në koment⬇️

Një video e Lionel Lionel Messi po bëhet virale në rrjetet sociale, duke treguar yllin argjentinas gjatë një kontrolli të zakonshëm sigurie në aeroport. Në pamje, Messi i nënshtrohet kontrollit me skaner dore disa herë, njësoj si çdo pasagjer tjetër, pa marrë asnjë trajtim të veçantë.
Futbollisti shfaqet i qetë dhe bashkëpunues, duke buzëqeshur me stafin e sigurisë dhe shokët e skuadrës së Argjentinës. Videoja ka tërhequr vëmendjen e fansave për thjeshtësinë dhe sjelljen e tij, pavarësisht statusit si një prej sportistëve më të njohur në botë. Në fund dëgjohet edhe komenti humoristik i personit që filmon: “Herën tjetër që do të mërziteni nga kontrolli në aeroport, kujtoni se edhe Messi duhet ta kalojë të njëjtën procedurë.”