Sociale 29 June 2026, 18:02 Nga VNA

Jonaid Myzyri nuk pyet për SPAK: Pas Fushës, i jep edhe Arbër Abazit tenderin 1.1 mln euro për pastrimin e bregdetit duke skualifikuar ofertat më të ulëta

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-29 at 6.01.20 PM.jpeg

Pas Shkëlqim Fushës, kreu i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Jonaid Myzyri, ka përdorur të njëjtën skemë të skualifikimit të ofertave më të ulëta për t'i dhënë një tjetër tender miliona eurosh biznesmenit Arbër Abazi. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Loti 1: Shërbimi i pastrimit të zonës bregdetare për Bashkitë Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Pogradec”, me një vlerë të konsiderueshme prej 1 miliard lekësh, ose 1.1 milion euro.

ok.PNG

Për këtë tender kishin shfaqur interes tre operatorë ekonomikë, ku bashkimi i kompanive “GREEN RECYCLING”, “Pastrime Silvio”, “RADA OIL INDUSTRY” dhe “Unieuro sh.p.k” kishte paraqitur një ofertë dukshëm më të favorshme ekonomikë, plot 227 milion lekë më pak se fituesi i shpallur. Pavarësisht diferencës së madhe që do t'i kursente arkës së shtetit, OBP e ka skualifikuar këtë bashkim operatorësh, ashtu si dhe subjektin tjetër "Rej". Fitues u shpall kompania “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” e Arbër Abazit, me një ofertë që kap vlerën e 97.2% të fondit limit, një shifër kjo pothuajse identike me tavanin maksimal të vënë në dispozicion.

2222.PNG

Arbër Abazi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në janar të këtij viti, SPAK ushtroi kontrolle të befasishme në banesën dhe zyrat e tij, duke sekuestruar pajisje elektronike dhe dokumente në kuadër të hetimeve për korrupsion me lotet e Unazës së Madhe dhe aferën "Berberi". Abazi dyshohet se ka dalë në përgjimet e prokurorisë për komunikime që zbardhin skemat e paracaktimit të tenderave dhe shpërndarjes së ryshfeteve në këmbim të kontratave publike.

Megjithatë, siç dëshmon ky tender i fundit i firmosur nga Myzyri, hetimet e SPAK nuk kanë shërbyer si pengesë që biznesmeni të vijojë të thithë miliona nga buxheti i shtetit.

Përtej problemeve me drejtësinë, Abazi mban peshën e lidhjeve të forta politike si nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi. Emri i tij lakohet shpesh për raporte të ngushta me zv.kryeministren Belinda Balluku, duke e rreshtuar atë në rrethin e ngushtë të përfituesve të mëdhenj në infrastrukturë dhe shërbime.

Ky rast i shtohet listës së gjatë të prokurimeve të dyshimta që rrëzojnë plotësisht integritetin e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, duke e ktyher këtë institucion në një strukturë që sfidon dhe injoron hapur organet e drejtësisë.

Vetëm pak ditë më parë, një tjetër lot me vlerë 993 milionë lekë për pastrimin e bregdetit të Rrogozhinës, Divjakës, Fierit, Vlorës, Himarës dhe Sarandës iu dha në mënyrë të ngjashme kompanisë “Fusha” të biznesmenit Shkëlqim Fusha, duke skualifikuar sërish pa asnjë lloj hezitimi ofertat më të arsyeshme ekonomike.

Paradoksi dhe skandali më i madh në këtë mes qëndron në faktin se të tre protagonistët e këtyre procedurave, drejtori i OBP-së Jonaid Myzyri që ndan paratë, si dhe biznesmenët Arbër Abazi e Shkëlqim Fusha që i përfitojnë ato, janë zyrtarisht subjekte nën hetim nga SPAK pikërisht për çështje që kanë të bëjnë prokurimet publike.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme