Sociale 28 June 2026, 21:53 Nga VNA

Pesë kërkesat mbeten në fuqi, protesta vijon me marshim pas tubimit para Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp
Pesë kërkesat mbeten në fuqi, protesta vijon me marshim pas

Protesta e 29-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u zhvillua mbrëmjen e së dielës në Tiranë, duke ruajtur të njëjtin format të javëve të fundit. Qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, marshuan drejt Kryeministrisë dhe, pas përfundimit të fjalimeve, vijuan marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Gjatë tubimit u ritheksuan pesë kërkesat kryesore të protestuesve, me kërkesën e parë dhe të panegociueshme për dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë. Një prej organizatorëve, Andi Tepelena, lexoi platformën e kërkesave, ndërsa kritikoi qeverinë për politikat mbi pronën, investimet strategjike dhe kërkoi reagim të qartë nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe SPAK.

Një moment që tërhoqi vëmendje ishte prezantimi publik i një platforme politike nga Grupi Koordinues, e cila parashikon krijimin e institucioneve të reja shoqërore si pjesë e vizionit për ndryshimin e sistemit politik.

Në podium pati edhe zëra kritikë ndaj vetë organizimit të protestës. Një student kundërshtoi platformën e propozuar nga Grupi Koordinues, duke argumentuar se protesta duhet të organizohet më mirë dhe të krijojë struktura të përhershme komunikimi, ndërsa theksoi se autokracitë nuk rrëzohen vetëm me protesta simbolike. Fjalimi i tij u ndërpre disa herë me fikjen e mikrofonit.

Në protestë mori pjesë edhe Sindi Manushi, kryebashkiakja shqiptare e Pieve di Cadore në Itali, e cila u shpreh se kishte ardhur si qytetare shqiptare për të mbështetur protestuesit dhe i ftoi ata të mos dorëzohen, por të vazhdojnë organizimin qytetar.

Ashtu si në ditët e mëparshme, organizatorët u bënë thirrje pjesëmarrësve të mos bien pre e provokimeve dhe të vijojnë protestën në mënyrë paqësore. Tubimi para Kryeministrisë u mbyll pa incidente, ndërsa protestuesit vazhduan marshimin në rrugët e Tiranës, duke konfirmuar se mobilizimi i tyre do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme