Sociale 26 June 2026, 15:30 Nga VNA

Pas studentëve të Akademisë së Sigurisë, alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-26 at 3.28.16 PM.jpeg

Helmimi i dhjetëra studentëve të Akademisë së Sigurisë nuk ngre më pikëpyetje vetëm për sigurinë e ushqimit në një institucion arsimor. Shqetësimi shtrihet edhe në institucione shumë më të ndjeshme, pasi e njëjta kompani që ndodhet në qendër të hetimeve rezulton se furnizon me ushqim edhe pacientët në disa spitale publike të vendit.

Kompania “SORI-AL” mbetet në qendër të skandalit të helmimit të rreth 60 studentëve të Akademisë së Sigurisë, një ngjarje e përsëritur që aktualisht po hetohet nga autoritetet. Rasti ka vënë në pikëpyetje jo vetëm rolin e institucioneve kontrolluese, por edhe mënyrën se si monitorohen kontratat publike të ushqimit në institucione ku siguria ushqimore është jetike.

“SORI-AL”, e kontraktuar për shërbimin e kateringut në Akademinë e Sigurisë, është në pronësi të Alma Tafanit, bashkëshortes së Nikolin Jakës, kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë.

Në shkurt të vitit 2025, kompania fitoi kontratën për “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për punonjësit e Policisë së Shtetit, studentët dhe kursantët në Akademinë e Sigurisë”, me një vlerë prej rreth 2.7 miliardë lekësh. Kontrata parashikon ofrimin e tre vakteve në ditë deri në vitin 2027.

Dy incidentet e regjistruara në Akademinë e Sigurisë e bëjnë të pashmangshme pyetjen se çfarë ndodh me kontratat e tjera që administron e njëjta kompani në institucione publike.

Rezulton se “SORI-AL” nuk furnizon vetëm Akademinë e Sigurisë. Kompania ofron ushqim edhe për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë dhe Spitalin Rajonal të Beratit, si dhe vijon të ketë kontrata edhe në disa reparte ushtarake të vendit.

Për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, kompania fitoi në vitin 2023 një kontratë me vlerë rreth 3 milionë euro, të zhvilluar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, pa konkurrencë, me afat deri në vitin 2027.

Po nga i njëjti institucion, në vitin 2024, “SORI-AL” fitoi edhe kontratën për shërbimin e ushqimit në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, me vlerë rreth 3.1 milionë euro, ku oferta tjetër, ndonëse dukshëm më e ulët, u skualifikua. Kontrata është në fuqi deri në vitin 2028.

Gjithashtu, kompania vijon të ofrojë shërbimin e kateringut edhe në Spitalin Rajonal të Beratit, me një kontratë rreth 1.1 milionë euro deri në vitin 2028.

Aktualisht nuk ka asnjë të dhënë që lidh këto spitale me incidente të ngjashme dhe hetimet për helmimin në Akademinë e Sigurisë janë ende në zhvillim. Megjithatë, fakti që e njëjta kompani furnizon me ushqim edhe pacientë të shtruar në spitale e ngre çështjen në një nivel krejt tjetër përgjegjësie.

Nëse hetimet do të konfirmojnë probleme me sigurinë ushqimore në rastin e Akademisë sëSigurisë, atëherë institucionet përgjegjëse do të duhet të verifikojnë me urgjencë të gjitha kontratat dhe standardet e zbatimit në spitalet ku operon “SORI-AL”. Në fund të fundit, aty nuk ushqehen vetëm studentë apo kursantë, por pacientë, shumë prej tyre me gjendje të rënduar shëndetësore, për të cilët siguria e ushqimit nuk është thjesht standard shërbimi, por pjesë e kujdesit shëndetësor.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme