Sociale 26 June 2026, 15:29 Nga VNA

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, ministri i Bujqësisë: Herën e parë kompania nuk kishte faj, të shohim herën e dytë

Ndaje në Whatsapp

vfvfvd.jpeg

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, reagoi për helmimin e 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, duke bërë të ditur se institucionet përkatëse kanë marrë masa për izolimin dhe bllokimin e ambienteve të institucionit, ndërsa hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe strukturat ligjzbatuese për të përcaktuar shkakun e ngjarjes dhe përgjegjësitë përkatëse.

Salla u përpoq të mbrojë kompaninë duke thënë se në rastin e parë, analizat nuk e kishin lidhur problematikën me ushqimin, por me mungesë higjiene. Ndërsa për rastin e dytë, ministri kërkoi durim, pasi sipas tij analizat e reja do të përcaktojnë shkakun e incidentit dhe masat që duhet të ndërmerren për parandalimin e situatave të ngjashme.

“Në helmimin e parë nuk rezultoi helmim nga ushqimet, por problematika lidhej me higjienën. Do të presim rezultatet e analizave që pritet të dalin sot për të përcaktuar shkakun e këtij rasti dhe për të identifikuar problematikën që duhet parandaluar përmes Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, tha ai.

Urojmë që kësaj radhe AKU, i drejtuar nga Blerina Gjylameti dhe institucionet në varësi të Sallës, të arrijnë të gjejnë shkakun e vërtetë dhe të mos kemi raste të treta, të katërta e me radhë, sepse bëhet fjalë për jetë njerëzish dhe jo numrash rendorë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme