Sociale 26 June 2026, 14:59 Nga VNA

“Kujdesi” i qeverisë për mjedisin: Dy kanione më pak dhe banjat e Bënjës pa ujë

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-26 at 2.58.11 PM.jpeg

Për të kuptuar se sa vlen vërtet natyra për qeverinë, mjafton të shohësh se çfarë po ndodh këto ditë me dy nga thesaret tona më të bukura, Kanionin e Erzenit dhe Banjat e Bënjës. Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale janë dëshmi se në emër të betonit sakrifikohen peizazhe natyrore që shumë vende të tjera do i kishin zili. Aty ku dikur kishte ujëra të kristalta, shkëmbinj madhështorë dhe një qetësi që të shëronte shpirtin, sot ka vetëm fadroma, beton dhe pirgje me inerte të kompanive të ndërtimit.

Gryka e Skoranës, ose Kanioni i Erzenit siç e njohim të gjithë, po zhduket para syve tanë. Ky vend ka qenë për vite me radhë oazi ku mijëra njerëz iknin nga zhurma e Tiranës për t'u freskuar dhe për të gjetur një copë natyrë të paprekur. Sot, ky destinacion po fshihet nga harta, sepse firmat e ndërtimit dhe tubacionet e hidrocentraleve, kanë shkatëruar natyrën dhe ka mbushur me inerte kanionin. Vite më parë, në të njëjtën mënyrë u shkatërrua edhe Kanionin e Brarit, që u mbyt nga inertet e Rrugës së Arbrit.

fvdfdfvd.jpg sdcfvdcfvdc.png 444.PNG kanioni 555.PNG666.PNG

E njëjta gjë po nodh edhe te Banjat e Bënjës në Përmet. Me pretekstin e "rikonstruksionit", shteti çoi atje makineritë dhe harxhoi plot 2 milionë euro nga taksat tona. Rezultati? Prej dy muajsh llixhat unike janë tharë pothuajse plotësisht sepse u mbyten në beton. Sot aty nuk ka as ujë dhe as turistë. Gjithçka ka mbetur nga ai investim "përrallor" janë vetëm disa kioska qesharake ku nuk ka kush të shërbehet dhe premtimet e ministres Mirela Kumbaro se shumë shpejt uji do kthehet. Një zonë piktoreske që natyra e falte falas, u shkatërrua me paratë tona.

bfijd.jpg 111111111.jpgffvdfvd.jpg

Të gjitha këto raste rrëzuan brenda dy ditësh propagandën e bukur të qeverisë për "turizmin e gjelbër" dhe dashurinë për mjedisin. E vërteta është e thjeshtë dhe e dhimbshme, kryefjala e turizmit tonë nuk është natyra, por është betoni. Prioriteti janë kullat në kryeqytet dhe resortet në bregdet, ndërsa parajsat natyrore po kthehen në kujtime të hidhura.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme