Sociale 26 June 2026, 11:07 Nga VNA

AKU zgjohet vetëm pasi studentët u helmuan për herë të dyte 

Ndaje në Whatsapp
AKU zgjohet vetëm pasi studentët u helmuan për herë të

Për herë të dytë brenda pak javësh, Agjencia Kombëtare e Ushqimit është detyruar të ndërhyjë te i njëjti subjekt kateringu, pasi dhjetëra kursantë të Akademisë së Sigurisë përfunduan sërish në spital me shenja të helmimit.

Ironikisht, bëhet fjalë për të njëjtën kompani që ishte në qendër të skandalit të mëparshëm, ku analizat zyrtare konstatuan ndotje me Escherichia coli dhe stafilokok, por aktiviteti iu lejua të rifillonte.

Pas episodit të ri, AKU njofton se ka kryer kontrolle në subjektin SORI-AL dhe në ambientet ku përgatitet ushqimi, duke deklaruar se kushtet higjieno-sanitare dhe dokumentacioni rezultojnë të rregullta. Janë marrë gjithsej 28 mostra ushqimore dhe 5 mostra tampon për analiza laboratorike në ISUV, ndërsa aktiviteti i subjektit është pezulluar deri në daljen e rezultateve.

Pyetja që mbetet është e thjeshtë: nëse i njëjti subjekt është përfshirë në dy episode të ngjashme brenda një kohe kaq të shkurtër, a mjafton vetëm marrja e mostrave pasi dëmi është bërë, apo duhej të ishin marrë masa më të forta që pas rastit të parë?

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme