Sociale 25 June 2026, 15:42 Nga VNA

Sa punonjës ka secila bashki? Tirana me staf mbi 8 mijë veta, Durrësi e Kamza “gëlltitin” buxhetet, Libohova e Pusteci pa asnjë kapacitet 

Ndaje në Whatsapp

 Asimetria dhe polarizimi ekstrem në menaxhimin e burimeve njerëzore po paralizojnë efiçencën e pushtetit vendor në Shqipëri. Të dhënat e plota zyrtare të pasqyruara në buxhetin faktit 2025, dorëzuar në Kuvend, konfirmojnë se nga 42,164 vende pune gjithsej në strukturat vendore, aktualisht janë të punësuar 39,910 persona, duke lënë saktësisht 2,254 vende vakante.

Shifrat e reja dëshmojnë ekzistencën e "gulliverëve" administrativë që thithin pjesën dërrmuese të fondeve për paga dhe bashkive pothuajse fantazmë që nuk kanë as stafin minimal për të kryer shërbimet bazë.

22 % e gjithë tortës së punonjësve lokalë e ka kryeqyteti. 

Në krye të listës së plotë  qëndron pa asnjë lloj konkurrence Bashkia Tiranë me 8,646 punonjës, e ndjekur nga Durrësi me 1,901, Kamza me 1,573, Fieri me 1,570 dhe Elbasani me 1,421.

Kjo mbingarkesë në qendrat kryesore urbane nxjerr në pah fenomenin e organigramave të fryra për arsye që shpesh tejkalojnë nevojat thjesht teknike apo operative të qytetit. 

Në skajin tjetër të spektrit administrativ, të dhënat e dokumentit tregojnë një realitet alarmant për bashkitë e vogla. Bashkia Libohovë kryeson për nga numri më i ulët me vetëm 85 punonjës, e pasuar nga Pusteci me 92, Konispoli me 140, Dropulli me 168 dhe Delvina me 180.

Me më pak se 100-150 punonjës në total (ku përfshihet jo vetëm administrata e ngushtë, por edhe punëtorët e pastrimit, gjelbërimit dhe terrenit), këto njësi konsiderohen me "organigrama të dobëta" ose anemike. Problemi kryesor është se këto bashki vuajnë nga mungesa kritike e kapaciteteve. Ato shpesh nuk kanë as specialistë mjedisi, inxhinierë urbanistë apo zyra të mirëfillta të menaxhimit të projekteve. Ky deficit bën që ato të dështojnë në aplikimin për fonde të huaja (si ato të BE-së) dhe t'i lërë ato tërësisht të paralizuara dhe të varura nga mëshira e transfertave të pushtetit qendror.

Tabela e plotë

Bashkia Tiranë 8,646 
Bashkia Pogradec 793
Bashkia Durrës 1,901
 Bashkia Berat 780
Bashkia Kamëz 1,573
Bashkia Kukës 724
Bashkia Fier 1,570
Bashkia Kavajë 712
Bashkia Elbasan 1,421 
Bashkia Gjirokastër 623
Bashkia Vlorë 1,364 
Bashkia Maliq 606
Bashkia Korçë 1,136 
Bashkia Krujë 567
Bashkia Lushnje 1,011 
Bashkia Kurbin 515
Bashkia Shkodër 1,010 
Bashkia Mat 506
Bashkia Dibër 883  
Bashkia Divjakë 473
Bashkia Lezhë 814 
Bashkia Malesi e Madhe 459
Bashkia Mirditë 457  
Bashkia Roskovec 395
Bashkia Sarandë 454   
Bashkia Gramsh 387
Bashkia Librazhd 444 
Bashkia Kuçovë 386
Bashkia Vorë 432 
Bashkia Patos 371
Bashkia Vau-Dejës 428  
Bashkia Skrapar 352
Bashkia Devoll 425  
Bashkia Tropojë 352
Bashkia Bulqizë 416 
Bashkia Shijak 343
Bashkia Mallakastër 406  
Bashkia Pukë 321
Bashkia Përrenjas 321 
Bashkia Përmet 315
Bashkia Rogozhinë 310  
Bashkia Rrogozhinë 310
Bashkia Dimal 307 
Bashkia Peqin 304
Bashkia Fushë-Arrëz 303 
Bashkia Has 293
Bashkia Poliçan 267 
Bashkia Selenicë 265
Bashkia Memaliaj 243 
Bashkia Tepelenë 239

Bashkia Belsh 236 
Bashkia Çerrik 231 
Bashkia Klos 251 
Bashkia Kolonjë 251
Bashkia Finiq 202
 Bashkia Këlcyrë 190
Bashkia Delvinë 180 
Bashkia Dropull 168
Bashkia Konispol 140  
Bashkia Pustec 92
Bashkia Libohovë 85

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme