Sociale 23 June 2026, 19:22 Nga VNA

50-vjeçari mbytet në det pranë Shkëmbit të Kavajës, rasti i dytë tragjik brenda pak ditësh

Ndaje në Whatsapp
50-vjeçari mbytet në det pranë Shkëmbit të

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në det.

Sipas informacioneve paraprake, burri ndodhej në ujë në momentin kur ka pësuar incidentin fatal. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës mjekësore, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij.

Ky është rasti i dytë tragjik i mbytjes në këtë zonë brenda pak ditësh. Vetëm dy ditë më parë, një 11-vjeçar humbi jetën pasi u mbyt në det, një ngjarje që tronditi opinionin publik dhe riktheu shqetësimet për sigurinë në plazhe gjatë sezonit turistik.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme