Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Sulmuesi portugez u bë lojtari i vetëm në histori që ka shënuar gola në gjashtë edicione të ndryshme të Kupës së Botës.
41-vjeçari realizoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Uzbekistan, duke iu përgjigjur në mënyrën më të mirë kritikëve dhe duke e çuar në 975 numrin total të golave në karrierën e tij.
Falë kësaj dopiete, Ronaldo u ngjit gjithashtu në krye të listës së golashënuesve më të mirë të Portugalisë në historinë e Kupës së Botës. Me 10 gola të realizuar, ai kaloi legjendën Eusebio, i cili mbante rekordin deri më tani.
Përveç kësaj, kapiteni portugez u bë edhe golashënuesi i dytë më i vjetër në historinë e Kupës së Botës, në moshën 41 vjeç e 138 ditë. Rekordi vazhdon të mbahet nga Roger Milla, i cili shënoi në moshën 42 vjeç e 39 ditë.






















