Sport 18 June 2026, 18:44 Nga VNA

“Do të të vërtetoj se kishe të drejtë”, letra prekëse e Yan Diomande për motrën e ndjerë që besoi gjithmonë tek ai

Ndaje në Whatsapp
“Do të të vërtetoj se kishe të drejtë”,

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë, Yan Diomande, ka emocionuar opinionin publik me një letër prekëse kushtuar motrës së tij të ndjerë, Roxane, të publikuar në platformën The Players' Tribune.

Në rrëfimin e tij, ai kujton fëmijërinë e tyre të thjeshtë, por të mbushur me dashuri dhe ëndrra. “Ne nuk e dinim çfarë ishte pasuria apo varfëria. Ne njihnim vetëm lumturinë”, shkruan futbollisti.

Mes kujtimeve më të bukura, Diomande përmend fanellën e tij të parë të Manchester United, ku kishte shkruar me marker “Ronaldo 7”, si dhe këpucët e para të futbollit, me të cilat flinte çdo natë.

Ai tregon se motra e tij ishte personi i parë që besoi verbërisht te talenti i tij. “Ishe vetëm 10 vjeçe dhe tashmë ishe agjentja ime”, shkruan ai me emocion.

Rruga drejt futbollit profesionist ishte e mbushur me prova dhe zhgënjime. Diomande kaloi nëpër teste te klube të njohura si Bournemouth, Chelsea, Rangers, Olympiacos dhe Crystal Palace, por Roxane nuk reshti kurrë së mbështeturi.

“Ti ishe personi që nuk pushoi kurrë së besuari tek unë”, shkruan ai.

Momenti i kthesës erdhi kur nënshkroi kontratën me Leganes. “Pak javë më vonë firmosa për Leganes dhe qamë, por këtë herë nga lumturia”, kujton futbollisti.

Pjesa më e dhimbshme e letrës lidhet me humbjen tragjike të motrës së tij. Diomande rrëfen telefonatën që i ndryshoi jetën, kur mësoi se Roxane kishte ndërruar jetë në moshën 15-vjeçare, pas një ngjarjeje tragjike gjatë një feste.

Megjithatë, ai vazhdon t’ia dedikojë çdo sukses motrës së tij. Futbollisti kujton me emocion debutimin kundër Real Madridit dhe momentin kur ndërroi fanellën me Kylian Mbappé.

“Ti gjithmonë thoje se mund të bëhesha më i mirë se Cristiano. Edhe kur nuk kisha këpucë të vërteta futbolli, u thoshe të gjithëve: ‘Vëllai im do të bëhet më i miri në botë’”, shkruan ai.

Në fund të letrës, Diomande i bën një premtim prekës motrës së tij: “Do të të vërtetoj se kishe të drejtë. Do të bëj gjithçka për të realizuar ëndrrën që kishe për mua. Çdo sukses që arrij në futboll do të jetë për ty”.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme